Please enter at least 3 characters.

"Last Hurrah" e Bebe Rexhës edhe në versionin akustik

2019/03/bebeakustik.jpg

Bebe Rexha ka vendosur që ta lansojë edhe versionin akustik të hitit të saj më të fundit, "Last Hurrah".

Këngëtarja shqiptare me famë botërore i ka njoftuar fansat e saj përmes rrjeteve sociale se e ka sjellë një version më ndryshe të këngës së saj të re.

"Është lansuar 'Last Hurrah' akustik dhe është shoqëruar me videoklip", ka shkruar Bebe në Instagram.

Versioni origjinal i kësaj kënge u publikua më 21 shkurt dhe tashmë është shndërruar në një hit botëror.

Videoklipi që përmban skena të nxehta, deri më tani numëron mbi 33 milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/