Lampley ikën nga Bashkimi
“Nuk kam arritur marrëveshje me Bashkimin, dhe 100% është e sigurt se nuk do të jem pjesë e kësaj skuadre në stinorin vjeshtor”, deklaroi Lampley për Arenën
Ai ndër të tjera tha se falënderon tifozët dhe kryesinë e klubit për mikpritjen e cila i është bërë. “Dua të falënderoj të gjithë për mikpritjen e cila më është bërë dhe tifozët për mbështetjen gjatë këtyre ndeshjeve sa qëndrova në Prizren”, përfundoi Lampley. Ndryshe, ai erdhi si lojtari i lirë, dhe nuk ishte paguar nga skuadra e Bashkimit. Edhe qendra amerikane Justin Cecil, është larguar nga Bashkimi, pas problemeve të cilat i kishte në vendlindjen e tij.
Spaqi i pavendosur
Nga ana tjetër, kapiteni Valentin Spaqi, nuk ka vendosur ende rreth të ardhmes së tij, se ku do të luaj në stinorin pranveror. Ai tha se pret që këto ditë të takohet me bordin e klubit dhe të vendos rreth të ardhmes së tij. “Kam edhe disa takime me zyrtarët e klubit. Ende nuk kam vendosur. Fillimisht do të shikojë mundësitë dhe më pas do të shohim se çfarë do të ndodh”, u shpreh Spaqi. Tutje, ai vazhdoi duke thënë se tashmë ka oferta edhe nga dy skuadra të cilat nuk dëshiron t’i bëjë të ditura. “Jam duke pritur se çfarë do të ndodh. Unë tashmë kam edhe dy oferta nga dy skuadra të cilave nuk dëshiroj t’i bëjë publik emrat. Por, mund të them se interesimi i tyre është shumë serioz, por nuk kam vendosur ende se çfarë do të bëjë”, përfundoi Spaqi. Bashkimi stinorin pranveror e mbylli në pozitën e katërt me 21 pikë të tubuara dhe në 14 ndeshjet e zhvilluara ka shënuar shtatë fitore dhe ka pësuar shtatë humbje. /Tribuna/Telegrafi/


