Please enter at least 3 characters.

Lakers vazhdojnë me fitore, kampioni në fuqi triumfon në udhëtim te Brooklyn Nets

2022/01/010722-lebron-james-shoots-vs-hawks-cropped.jpg
486:"LOS ANGELES, CA - JANUARY 7: LeBron James #6 of the Los Angeles Lakers shoots the ball during the game against the Atlanta Hawks on January 7, 2022 at Crypto.Com Arena in Los Angeles, California. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and/or using this Photograph, user is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. Mandatory Copyright Notice: Copyright 2021 NBAE (Photo by Andrew D. Bernstein/NBAE via Getty Images)
21:"NBAE via Getty Images

Los Angeles Lakers ka vazhduar me fitore, teksa ka marrë të katërtën radhazi në NBA.

Skuadra nga Kalifornia para adhuruesve të vet ka triumfuar ndaj Atlanta Hawks me 16 pikë diferencë, 134:118.

Si gjithnjë, LeBron James ka qenë më meritori për fitoren e Lakers pasi e mbylli takimin me 32 pikë, tetë kërcime, nëntë asistime, katër topa të vjedhur e tri bllokada.

Me lojë të mirë te vendasit u dallua edhe Malik Monk me 29 pikë, derisa dyshja Carmelo Anthony dhe Avery Bradley realizuan nga 21 pikë të tjera.

Me këtë fitore Lakers ngritët në pozitën e gjashtë në Konferencën e Perëndimit me bilanc prej 21 fitoreve e 19 disfatave.

Derbi në Konferencën e Lindjes është zhvilluar në Barclays Center të New Yorkut, ku Brooklyn Nets është mposhtur para adhuruesve të vet nga Milwaukee Bucks me 12 pikë diferencë 109:121.

Kampioni në fuqi i NBA-së që nga fillimi i ndeshjes krijoi epërsi dhe arriti ta mbajë atë deri në fund.

Giannis Antetokounmpo me 31 pikë, shtatë kërcime e nëntë asistime ishte më efikasi tek Bucks, derisa Portis shtoi 25 pikë e Middleton 20 të tjera. /Telegrafi/