Please enter at least 3 characters.

Labi sjell këngën e re "Edhe kur të martohesh"

2021/12/Screenshot_4-37.png

Këngëtari i mirënjohur nga Ferizaj, Labinot Tahiri, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

Ai ka rikthyer njërin prej hiteve “Edhe kur të martohesh” të realizuar në mënyrë profesionale pas shumë kërkesave të fansave.

Ky ‘remix’ është punuar dhe orkestruar nga Besnik Çaka, kurse për videoklipin u përkujdes produksioni ‘XL Films’.

Labi (Foto: YouTube)

Këngën tashmë të plotë mund ta gjeni në të gjitha platformat muzikore përfshirë edhe kanalin YouTube.

“Pas shumë kërkesave që keni pasur, që unë ta këndojë këtë mega Hit, tani e keni si dhuratë nga unë për të gjithë ju”, kanë qenë fjalët e Labit.

Labi përndryshe këtë vit ka qenë mjaft i përfshirë në skenën muzikore, si me projekte e gjithashtu edhe me mbrëmje e ahengje të ndryshme.

Përveç në trojet shqiptare, Tahiri ishte prezent edhe në disa mbrëmjë në Evropë. /Telegrafi/