Please enter at least 3 characters.

Kuvendi sot seancë, në rend dite propozimi për caktimin e Komisionit hetimor për menaxhimin e krizës energjetike

2022/02/kuvend.jpg

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë të rregullt plenare, ndërkaq në rend dite është propozimi i 40 deputetëve për caktimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Seanca e Kuvendit mbahet në orën 10:00.

Rendi i ditësDeklarimet jashtë rendit të ditës,Pyetjet parlamentare,Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,Propozimi i 40 deputetëve për caktimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës,Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-076 për mbrojtjen e sekreteve tregtare,Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve tjera joshumicë,Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,Formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e anëtarëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit./Telegrafi/