Please enter at least 3 characters.

Kuvendi mban seancë më 16 prill, Haradinaj në katër interpelanca

2018/04/mbledhja-e-kryesise.jpg

Shefi i Grupit Parlamentar të Grupit të Deputetëve të Pavarur, Dardan Sejdiu pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se seanca e radhës së Kuvendit do të mbahet më 16 prill, ku do të trajtohen 26 pika të rendit të ditës prej të cilave 5 janë interpelanca.

"Jam i lumtur që më në fund që interpelanca me "Contour Global” do ta trajtojmë në Kuvend aty ku e ka vendin. Është një marrëveshje që ka implikime financiare edhe ligjore", ka thënë Sejdiu.

Ai ka thënë se vendimi i kryesisë është që interpelancat të trajtohen me rend një pas një dhe kështu gjatë javës së ardhshme t'i heqim 26 pikat e rendit të ditës.

I pyetur rreth caktimit të datës së zgjedhjeve, Sejdiu ka thënë se nuk ka asnjë lëvizje rreth ndonjë iniciative për rrëzimin e Qeverisë.

"Ne jemi të interesuar qe edhe me anë të Kuvendit por edhe me iniciativa që të ecim tutje, nuk ka ndonjë iniciativë konkrete përveç situata hipotetike", u shpreh Sejdiu.

Këto janë pikat e rendit e të ditës:1. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme,2. Përgatitjet për seancë plenare:1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,2. Koha për pyetje parlamentare,3. Miratimi i procesverbaleve nga Seancat e mëparshme,4. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me reduktimet e ashpra të furnizimit me energji elektrike dhe situatën në sektorin e energjisë,5. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.02/34, të datës 05.03.2018, për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej një milion euro për KOSTT-in për mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike të katër komunave në veri të Kosovës,6. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar “Deputetët e Pavarur”, në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes komerciale ndërmjet kompanisë “Contour Global” dhe Qeverisë së Kosovës për projektin e Termocentralit “Kosova e Re” të nënshkruar me 20 dhjetor 2017,7.Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës,8. Interpelanca e ministrit të Shëndetësisë, z. Uran Ismajli, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me Sistemin informativ shëndetësor dhe sigurimet shëndetësore publike dhe private në Republikën e Kosovës,9. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-061 për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë mbi transferimin e personave të dënuar,10.Shqyrtimi i parë i Projektligjit për gjykatat,11.Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës,12.Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës,13.Shqyrtimi i parë i Projektligjit për veprimtaritë hidrometeorologjike,14.Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-036 për statistikat zyrtare të Republikës së Kosovës,15.Shqyrtimi i parë i Projektligjit për këshillin e pavarur mbikëqyrës për shërbimin civil të Kosovës,16.Shqyrtimi i Raportit të operatorit të sistemit, transmisionit dhe tregut-KOSTT sh. a,17.Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e gjashtë (6) anëtarëve të Bordit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit,18.Zgjedhja e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës,19.Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,20.Propozimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe i Grupit të “Deputetëve të Pavarur” për kryesimin e komisioneve parlamentare, si dhe përfaqësimin e tyre në komisionet parlamentare,21.Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e dy (2) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.3. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave/Telegrafi/