Please enter at least 3 characters.

Kuvendi i Maqedonisë hap dyert për qytetarët që dëshirojnë t'i përcjellin seancat

2017/04/Kuvendi-i-Maqedonise-5.jpg

Nga sot, Kuvendi i Maqedonisë është i hapur për qytetarët të cilët dëshirojnë të përcjellin seancat ku diskutohet për çështje të ndryshme shtetërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo u bë e ditur nga kryekuvendari Talat Xhaferi, i cili tha se qytetarët do të kenë mundësi edhe të takohen me deputetët, jashtë sallës së Kuvendit.

Sipas tij, prania e qytetarëve në Kuvend paraqet përfshirje të publikut në procese ligjvënëse, si edhe shtytje e re për qetësim të tendosjeve./Telegrafi/