Please enter at least 3 characters.

Kur do të ndodhë kjo në Kosovë: Ministri jep dorëheqje sepse punësoi një pastruese pa leje pune (Video)

2016/01/a-do-t-euml-ndodhte-kjo-n-euml-kosov-euml-ministri-britanik-jep-dor-euml-heqje-p-euml-r-nj-euml-pastruese-ilegal-video_hd.jpg

Dorëheqjen e tij Harper ia dorëzoi kryeministrit britanik David Cameron.

“Cameron e ka pranuar me keqardhje dorëheqjen”, njoftoi zyra e Kryeministrit. "Nuk ka asnjë dëshmi se z. Harper qëllimisht ka punësuar emigrante të paligjshme", thuhet në këtë deklaratë.

Harper ka shpjeguar se ka bërë verifikime kur punësoi pastruesen në prill 2007, duke marrë kopjen e pasaportës dhe letrën nga Home Officfe, që thoshte se ajo ka të drejtë të punojë në Britani. Ai shtoi se ka marrë parasysh çështjen kur u emërua ministër i Kabinetit në maj 2010, ndërsa kur u emërua ministër i Imigracionit ka menduar se “nuk ka nevojë për verifikime tjera”, raporton BBC , transmeton Telegrafi.

Një vit më vonë, tha ai, ka folur për punëdhënësit dhe pronarët që bëjnë "kontrolle të arsyeshme" ndaj punëtorëve. Në këtë aspekt, ka menduar se është mirë që edhe ai të verifikonte të gjitha dokumentet për pastruesen e tij.

Muajin e kaluar, pasi duke ishte në gjendje për të gjetur dokumentet, ai kërkoi nga pastruesja kopjet. Por, kur zyra e tij private ka kontrolluar të dhënat me zyrtarët e emigracionit, u gjet se ajo nuk kishte leje të qëndrimit pa afat në Britani të Madhe, pra as për të punuar.

"Edhe pse jetoj në përputhje me ligjin, në çdo kohë, konsideroj se si ministër i Emigracionit, i cili është duke bartur legjislacionin në Parlamentit për të përforcuar ligjet tona të emigracionit, unë duhet të kem standarde më të larta se të tjerët”, ka thënë ai. "Unë kam besuar gjithmonë se politika është një lojë ekipore, jo një sport individual. Më vjen keq për turpin që kam shkaktuar”.

Kryeministri, në përgjigjen e tij ndër të tjera ka thënë: “Është tipike nga ju që të jeni kaq të ndërgjegjshëm ndaj interesave më të mëdha”. /Telegrafi/