Please enter at least 3 characters.

Kundërshtari i radhës për Khabib Nurmagomedov

2019/09/KhabibNurmagomedovfriz.jpg
320:"ABU DHABI, UNITED ARAB EMIRATES - SEPTEMBER 07: Khabib Nurmagomedov of Russia celebrates his submission victory over Dustin Poirier Dustin of United States in their Lightweight Title Bout during the UFC 242 event at The Arena on September 07, 2019 in Abu Dhabi, United Arab Emirates. (Photo by Francois Nel/Getty Images)
12:"Getty Images

Kampioni i pamposhtur në kategorinë e peshave të lehta në UFC, Khabib Nurmagomedov, realizoi një tjetër triumf duke e mposhtur kampionin e përkohshëm, Dustin Poirier.

Pas triumfit të të shtunës në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, ylli nga Dagestani riktheu titullin që i ishte marrë për shkak të pezullimit pas incidenteve në duelin kundër Conor McGregor.

Dhe pas suksesit në 'UFC 242', ESPN ka treguar se çfarë do të ndodhë në vijim me kampionin dhe cili është kundërshtari i ardhshëm i tij.

Tony Ferguson (Foto: Getty Images/Guliver)

Tony Ferguson duhet të jetë rivali i tij i radhës, duke qenë se ky meç është edhe dueli që e presin tifozët e arteve të përziera marciale.

Kjo do të ishte përballja ndërmjet rekorderit 28-0 dhe fituesit të 12 ndeshjeve radhazi në UFC, diçka që të gjithë duan ta shohin. /Telegrafi/