Please enter at least 3 characters.

Kryetarja e Preshevës: Aktivizohuni kundër pasivizimit, votoni

2022/04/277728048_350002220503440_8127178166275444714_n.jpg

Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë, duke thënë se kështu bëhemi aktiv kundër pasivizimit.

Përmes një postimi në Facebook, Sinani ka shkruar se “në vazhdën e diskriminimit dhe shtypjes shtetërore, të shoqëruar tashmë edhe me politikat e pasivizimit, duhet të jemi çdo herë e më shumë aktiv”.

Ajo ka thënë se të dielën duhet të votohet për deputetë cilësorë dhe të rreshtuar drejt, të cilët janë përherë në koalicion me shqiptarët.

Postimi i plotë:Aktivizim kundër pasivizimit.Sot është dita.Dita kur si qytetar zgjedhim ata dhe ato që do të flasin dhe veprojnë në emrin tonë në parlament.Në vazhdën e diskriminimit dhe shtypjes shtetërore, të shoqëruar tashmë edhe me politikat e pasivizimit, duhet të jemi çdo herë e më shumë aktiv.Për deputet e deputete cilësorë dhe të rreshtuar drejt.Që janë përherë në koalicion me shqiptarët. Me interesin e përgjithshëm.Votoni. /Telegrafi/