Please enter at least 3 characters.

Kroos drejt Cityt

2016/07/Kroos.jpg

Manchester City pothuajse ka arritur marrëveshje me Real Madridin për Toni Kroos.

Kështu shkruan “Marca”, e cila ka zbuluar edhe ofertën e Cityt drejt Real Madridit.

Sipas gazetës spanjolle, klubi anglez ka bërë gati plot 60 milionë euro për transferimin e Kroos, i cili është kërkesa kryesore e trajnerit Pep Guardiola.

Mbetet të shihet se si do të përgjigjet Reali, pasi që dëshira e Kroos duket që është një aventurë e re në Ligës Premier.

Paga e lojtarit është e lartë, por anglezët mund ta mbulojnë këtë pagë. /Telegrafi/