Please enter at least 3 characters.

Kroos, Bale, Modric kundër Lopeteguit, Ramos e mbështet fuqishëm spanjollin

2018/10/hi-res-4fa62a65bc6de7821614f3a6e21385bc_crop_exact-e1539778735219.jpg

Real Madridi nuk e ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në La Liga.

Madrilenët në katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat nuk e kanë gjetur rrugën e golit.

Për t'i keqësuar punët së fundi po raportohet se ka ndasi mes lojtarëve rreth mbështetjes së trajnerit Julen Lopetegui.

Ky i fundit e ka besimin e lojtarëve spanjoll me në krye kapitenin Sergio Ramos, gjersa kundër strategjisë së strategut janë lojtar e huaj.

Në mesin e lojtarëve të huaj janë tre prej yjeve kryesore të klubit, të tillë, si Luka Modric, Toni Kroos dhe Gareth Bale.

Këta të fundit herë pas here nuk e gjejnë veten në formacionet startuese, e që në sezonin e kaluar kishin besimin e plotë të trajnerit, Zinedine Zidane.

Ndryshe, Reali aktualisht zë pozitën e katërt të renditjes tabelore të ligës elitare spanjolle me 14 pikë, dy më pak se lideri, Sevilla. /Telegrafi/