Please enter at least 3 characters.

Kovac: T'i tregojmë Dortmundit se duam të bëhemi kampionë

2019/03/NikoKovac.jpg
279:"LIVERPOOL, ENGLAND - FEBRUARY 19: Niko Kovac, Manager of Bayern Munich looks on prior to the UEFA Champions League Round of 16 First Leg match between Liverpool and FC Bayern Muenchen at Anfield on February 19, 2019 in Liverpool, England. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Niko Kovac ka kërkuar nga lojtarët e Bayern Munichut që ta fitojnë ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit për të treguar se sa e duan titullin e Bundesligas.

Pas barazimit të bavarezëve ndaj Freiburgut dhe fitores së BVB kundër Wolfsburgut, ka ndodhur rotacion në krye të tabelës, ku aktualisht ndodhet Dortmundi me dy pikë më shumë.

Për ta rimarrë kreun e tabelës, Bayerni duhet ta fitojë ndeshjen e ardhshme në Allianz Arena, ku takohen dy skuadrat rivale.

"Tash duhet ta fitojmë me çdo kusht ndeshjen kundër Dortmundit. Besoj se lojtarët e mi e dinë rëndësinë e kësaj".

"Duhet t'i tregojmë Dortmundit se duam të bëhemi kampionë dhe pres që t'u bëjmë presion dhe të jemi agresivë në javën e ardhshme", ka deklaruar Kovac pas ndeshjes ndaj Freiburgut. /Telegrafi/