Please enter at least 3 characters.

“Kosova e vërtetë në shtator të 2016-ës”

2016/01/ldquo-kosova-e-v-euml-rtet-euml-n-euml-shtator-t-euml-2016-euml-s-rdquo_hd.jpg

Pas dy humbjeve të fundit, nga Turqia në Mitrovicë (1:6) dhe nga Senegali në Gjenevë (1:3), trajneri i përfaqësueses ka reflektuar për këto dy ndeshje.

“Ne jemi duke e krijuar një ekip, ndërsa kemi luajtur me dy superfuqi të futbollit, jashtë datave të lira dhe me shumë mungesa mos të harrojmë”, tha Bunjaki për Sporti 1.

Në lojën e parë ekipi pranoi lojën e hapur me turqit, shumë kush ka menduar se keni mundur të “vendosni autobusin”, si po quhet taktika e mbrojtjes, për të qetësuar lojën?

“Nuk kam dashur, të bëjë punën e autobusit, shikuesit kanë ardhur të shikojnë lojë dhe jo mbrojtje. Futbollistët që i kam pasur kam kërkuar të sfidohen për lojë të rëndësishme, prandaj nuk e kisha në filozofi një lojë të tillë”, tha Bunjaki.

Kur mund të shohim ekipin e vërtetë të Kosovës?

“Pas këtyre dy takimeve, jam i kënaqur sidomos me lojën me Senegalin, ku vërtetë dëshmuam se jemi në rrugën e duhur. Unë mendoj se ekipin e vërtetë të Kosovës do ta shohim nga shtatori i vitit 2016, deri atëherë pres të zhvillojmë rreth 10-15 ndeshjes, ndërsa pres të hapen mundësitë edhe të pjesëmarrjes në kualifikimeve dhe të kenë mundësinë e zgjedhjes të gjithë lojtarët që i kemi nëpër botë”, tha ai. /Sporti1/Telegrafi/