Please enter at least 3 characters.

Koscielny refuzon udhëtimin në SHBA, Arsenali i pakënaqur me veprimin e kapitenit

2019/07/Koscielny-6-e1562839769716.jpg
258:"WOLVERHAMPTON, ENGLAND - APRIL 24: Laurent Koscielny of Arsenal looks on after the Premier League match between Wolverhampton Wanderers and Arsenal FC at Molineux on April 24, 2019 in Wolverhampton, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Arsenali ka njoftuar me anë të faqeve zyrtare se mbrojtësi Laurent Koscielny ka refuzuar të udhëtoj me klubin në përgatitjet para-sezonale në SHBA.

Klubi londinez është ndarë i habitur me veprimin e fundit të kapitenit të tyre, Laurent Koscielny.

Francezi ka refuzuar udhëtimin me klubin në SHBA dhe këtë e ka njoftuar vet Arsenali me anë të faqeve zyrtare.

"Laurent Koscielny ka refuzuar të udhëtojë në SHBA për turneun tonë para-sezonal".

"Jemi shumë të zhgënjyer nga veprimet e Laurent, të cilat janë kundër udhëzimeve tona".

"Shpresojmë ta zgjidhim këtë çështje dhe nuk do të japim asnjë koment të mëtejshëm në këtë kohë", thuhet në njoftimin e Arsenalit.

Arsyeja e këtij veprimi të francezit nuk dihet saktësisht, por thuhet se është i interesuar të largohet këtë verë nga Emirates. /Telegrafi/