Korab Shaqiri del nga "banesa"
Tashmë Korabi si duket ka vendosur ta ftojë vajzën për të dalë në ndonjë mbrëmje. “A dalim sonte” është titulli i këngës së re, të cilën së fundi Korabi e ka promovuar bashkë me klipin e saj.
Tekstin e këngës e ka shkruar këngëtari Ilir Shaqiri njëkohësisht babai i Korabit. “Tekstin e këngës e ka shkruar si gjithmonë babi”, thotë ai teksa e konsideron si një ftesë direkte që mund t`i kushtohet çdokujt”.
Muzikën e ka bërë vetë këngëtari ndërkaq orkestrimin, Xhevdet Gashi.
Klipi i këngës është realizuar nga Videoart dhe skena kryesore në të cilën zhvillohet ngjarja, është xhiruar në fshatin amerikan në periferi të Prishtinës.
Teksa nuk i ndahet skenës, Korabi është duke punuar intensivisht edhe në organizimin e diplomës e cila do të zhvillohet me orkestrën e Tiranës, shpreson se kjo do të ndodhë në janar.
Ai njëkohësisht është duke shkruar edhe një vepër DUO e cila do të ekzekutohet në Vjenë nga instrumentist vjenezë.
Nuk mbarojnë me kaq planet afatshkurta të tij. Ai po përgatitet edhe për Kënga Magjike 2008 në të cilin do të konkurrojë me një këngë që preferon ta lërë surprizë për publikun. /Telegrafi/


