Please enter at least 3 characters.

Konfiskim armësh dhe arrestime

2016/01/konfiskim-arm-euml-sh-dhe-arrestime_hd.jpg

Me kërkesë të një prokurori ndërkombëtar dhe të prokurorit të shtetit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, një gjyqtar i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore e Ferizajt urdhëroi kryerjen e bastisjes së një shtëpie të një të dyshuari, ku u konfiskua një sasi e madhe armatimi dhe municioni.

Bastisja e shtëpisë së të dyshuarit është bërë me pretendim se ai është i përfshirë në një grup kriminal që dyshohet se e ka kryer veprën penale të lehtësimit të prostitucionit në kundërshtim me nenin 201(1) dhe (3) në lidhje me nenin 23 të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës, si dhe veprën pastrim të parave në kundërshtim me nenin 32(2)(2.4) dhe (2.5), Ligji për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, njofton kumtesa nga EULEX-i.

Rastin është duke e hetuar një ekip i përzier i cili përbëhet nga një prokuror ndërkombëtar dhe një prokuror i shtetit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. /Telegrafi/