Klopp: Kjo javë më ka thinjur të tërin
Gjiganti gjerman ka mbetur gjatë javës pa Mats Hummelsin dhe Marcel Schmelzerin, dy lojtarë të rënëdsishëm për mbrojtjen e Dortmundit.
Dhe, Klopp i cili ka vetëm një mbrojtës të kalibrit të lartë të përgatitur për Bayernin thotë se 80 për qind të të thinjurave i fitoi gjatë kësaj jave.
“Unë i kam fituar 80 për qind të të thinjurave gjatë kësaj jave. Situata nuk është e mirë, sidomos kur jemi në një fazë aq të rëndësishme prej tetë ndeshjeve deri në krishtlindje. Por, ne tashmë kemi kohë për t’u mësuar me këtë ide”.
“Ju duhet të thuani që secili ekip në botë do të ndjente mungesën e Riberys, skam dyshime për këtë”.
“Por, nga ana tjetër ata kanë Mario Gotzen, Arjen Robbenin dhe Thomas Mullerin që mund të luajnë në krahun e tij. Më pas është Mandzukic, Toni Kroos e kështu me radhë. Problemet te Bayerni janë të kapërcyeshme”.
“Franck Ribery është një lojtar i jashtëzakonshëm, që do të zëvëndësohet nga ndonjë tjetër lojtar i jashtëzakonshëm”, ka deklaruar Klopp. /Telegrafi/


