Please enter at least 3 characters.

Kjo është e dashura e Nik Xhelilajt (Foto)

2016/01/f.0218201833133_m.jpg

Javë më parë, ai ishte në qendër të vëmendjes në mediat turke pasi sulmoi me ujë paparacit të cilët e fotografuan me një femër që asokohe nuk i dihej identiteti.

Tani gazetarët kanë arritur ta zbulojnë se kush ia ka vjedhur zemrën aktorit shqiptar. Është pikërisht bashkaktorja e tij nga seriali “Kayip Sehir” (“Qyteti i humbur”), Cansu Tosun, e cila luan rolin e Zehrës.

Aktorja 25 vjeçare është e lindur në Gjermani. Karrierën së pari e ka filluar si modele, ndërsa para tre vitesh e ka fituar rolin e parë si aktore e serialeve. Roli në serialin “Kayip Sehir”, është i dyti në karrierën e saj si aktore. /Telegrafi/