Kina dërgon 38 aeroplanë mbi zonën e mbrojtjes së Tajvanit
Tajvani ka raportuar për 38 aeroplanë ushtarakë kinezë që fluturojnë në zonën e tij të mbrojtjes ajrore të premten - ndërhyrja më e madhe nga Pekini deri më tani.
Ministria e mbrojtjes tha se aeroplanët, përfshirë bombarduesit me aftësi bërthamore, hynë në zonë në dy valë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Tajvani u përgjigj duke “përgatitur” aeroplanët e tij dhe duke vendosur sisteme raketash.
Kina e sheh Tajvanin demokratik si një provincë të shkëputur, por Tajvani e sheh veten si një shtet sovran.
Tajvani është ankuar për më shumë se një vit për misione të përsëritura nga forcat ajrore të Kinës pranë ishullit.
Qeveria në Pekin - e cila po shënon 72 vjet nga themelimi i Republikës Popullore të Kinës - deri më tani nuk ka bërë asnjë koment publik. /Telegrafi/


