Please enter at least 3 characters.

Kim Jong-Un do të takohet përsëri me Donald Trumpin

2019/02/donald_trump_kim_jong_un_vietnam.jpg
545:"SEOUL< SOUTH KOREA - FEBRUARY 27: South Koreans watch a screen reporting on the U.S. President Trump meeting with North Korean leader Kim Jong-un at Seoul Railway Station on February 27, 2019 in Seoul, South Korea. U.S President Donald Trump and North Korean leader Kim Jong-un met in Vietnam on Wednesday during their second summit with reports indicating both leaders could agree on a joint statement declaring an end to the 1950-53 Korean War and discuss the denuclearisation of the Korean Peninsula. (Photo by Chung Sung-Jun/Getty Images)
12:"Getty Images

Pavarësisht epilogut negativ që pati Samiti i dytë mes Donald Trump dhe Kim Jong-un, një tjetër takim mes të dyve shfaqet në horizont.

I pari dorën e shtriu presidenti amerikan Donald Trump gjatë pritjes në Shtëpinë e Bardhë të presidentit koreano-jugor, Mun Jae-In. E menjëhershme ishte përgjigja e liderit komunist, i cili në një deklaratë për agjencinë shtetërore të lajmeve në Penian, konfirmoi se do të ishte i gatshëm të takonte Trumpin, nëse SHBA-të do të kishin një sjellje të drejtë.

Kim Jong-Un i bëri thirrje Trumpit t’i përmbahet marrëveshjes së arritur nga të dyja palët. Kjo marrëveshje parashikon heqjen e sanksioneve ndaj Penianit dhe denuklearizimin e Koresë së Veriut.

Trump dhe Jong-Un zhvilluan takimin e parë historik, vitin e kaluar në Singapor, ndërsa në muajin shkurt të këtij viti u takuan për herë të dytë në Vietnam. Ishte pikërisht samiti i fundit që riktheu dyshimet mes palëve. Përballë rezistencës së Trump për të hequr përfundimisht sanksionet, lideri komunist vendosi të braktisë takimin.

Pas këtij dështimi, agjencitë amerikane të sigurisë kanë shfaqur prova se Koreja e Veriut po zhvillon sërish programin raketor. /Telegrafi/