Kerry: Ka dëshmi për “personelin rus të stërvitur” në Ukrainë
30/05/2014
Zyrtari i lartë amerikan i tha Televizionit PBS, mbrëmë vonë, se këto dëshmi tregojnë se “personeli i stërvitur nga Çeçenia, i trajnuar në Rusi”, po depërton në Ukrainë “për të shkaktuar trazira, për tu angazhuar në luftë”.
Shtëpia e Bardhë ka shprehur shqetësimin se armatimi i avancuar “nga jashtë” po përdoret nga separatistët, pasi një helikopter i Ukrainës është goditur dhe rrëzuar dje, me ç’rast u vranë 14 ushtarë, përfshirë edhe një gjeneral të ushtrisë.
Këto komente u bënë pasi presidenti në largim i Ukrainës, Oleksander Turchynov, në Parlamentin e Ukrainës në Kiev, tha se helikopteri ishte rrëzuar nga “raketa kundërajrore ruse e lëvizshme”. /rel/


