Please enter at least 3 characters.

Këndimi biblik i dashurisë ose transparenca e një kënge model

2020/12/bible.jpg

Nga: Murteza Osdautaj

Kur ishim studentë shpeshherë rastiste që profesori ynë i Letërsisë së Përgjithshme, Hasan Mekuli, pa përtesë të na rrëzonte në provim vetëm pse nuk i kishim lexuar Biblën dhe Këngën e të gjitha këngëve. Dëshira jonë e madhe për ta kryer provimin dhe përtesa e njohur studentore për të lexuar ishin shkaktarët kryesorë që një pjesë e studentëve asnjëherë nuk e kishin lexuar këtë këngë.

Ata që e lexuan këngën në fjalë do të mbesin përherë të për­çud­nuar me të papriturën që do të sjellë leximi i saj. Të njohur me filozofinë asketike të krishterimit, leximi i biblës në for­mën e vështrimit jashtë kon­tekstit filozofik-teologjik, po bren­da kontekstit letrar-artistik, me vështrim të posaçëm në eroti­ken dhe artisti­fikimin e saj në veprën letrare, do të shkaktojë te cilido lexues ndërrimin e hori­zontit të pritjes - përçudjen me mundësinë e ekzistencës së një këngë të tillë transparente brenda kornizës së hermeti­zuar të problematikës biblike.

Kënga e të gjitha këngëve, në këtë formë, bëhet një çadër mbrojtëse nga karakteri abstenues jetësor që, në shumë raste, e propagandon filozofia fetare e krishterë. Mirëpo Bibla është një libër i parakrishterimit. Ajo shumë më vonë u bë libër i shenjtë për të krishterët dhe libër bazë për tërë filozofinë e ngritur më vonë nga strukturat dhe superstrukturat kishtare që po ndërtoheshin mbi bazat e monoteizmit.

Kënga e të gjitha këngëve është kënga e parë an­tologjike që, në mënyrë të hapur, pa ekuivokë, i këndon dashurisë njerë­zore, dashurisë së vajzës për djalin dhe anasjelltas. Kjo këngë nuk e koncepton dashurinë si diçka ideale por, për më qartë, dashuria e kënduar me mjeshtërinë antike të këngëtimit dhe të komponimit të poezisë, atë e sheh diçka reale, të thjeshtë, të prekshme.

Bibla, në këtë formë, bëhet libër tokësor, pra libër për njeriun dhe për ekzistencën e tij. Duke e shqyrtuar problematikën e tillë të ekzistencës universale të njeriut ajo shndërrohet në libër të ekzistencës tokësore të njeriut. Me anë të “Këngës…” Bibla i nënshtrohet vlerësimit artistik dhe filozofik nga njeriu si qenie konkrete - jashtë kontek­stit filozofik dhe vlerësues të mistikës fetare.

Filozofia e poezisë së Këngës së këngëve shtrihet brenda kornizave racionale të pikëpamjes njerëzore për dashurinë duke e eksploruar atë në mënyrën më të kap­shme të mund­shme. Në këtë poezi këndohet dashuria njerëzore, këndohet dëshira dhe përpjekja e tij e përjet­shme për gjetjen jetësore të prehjes dhe lumturisë.

E tillë, poezi për përpjekjen për të gjetur, ajo ka hyrë në anto­­logjinë botërore të poezisë nga arsyeja e thjeshtë se, për dallim nga i tërë korpusi biblik, parqet tentimin hu­man për t’u njësuar si qenie e gjallë që di të dashurojë dhe të jetë i dashu­ruar.

Prandaj kjo këngë sjell te lexuesi diçka jo të zakontë, bile të be­fasueshme, e cila do të ndikojë tepër fuqishëm, sido­mos në pranimin psikologjik të një përmbajtjeje të tillë.

Kënga e të gjitha këngëve në të vërtetë është kënga e dashu­risë njerëzore që, siç mund të nënkuptojë edhe ven­dndodhja e saj brenda kornizave të shenjtërisë biblike, është pjesë e am­shu­eshmërisë dhe pjesë përmbajtjesore e dashurisë njerëzore për Zotin dhe Perëndinë. Dashuria që përshkruhet në këtë këngë është një dashuri e thjeshtë e cila tregohet me figura të thjeshta të cilat, në shumë çaste, mund t’i quajmë edhe folklorike. Është interesant se kjo këngë për nga koncepti, stili dhe mikrostrukturimi është tepër e ngjashme me poezinë tonë popullore të dashurisë. Edhe në këtë këngë personazhi lirik, qoftë vajza apo djali, i bëjnë thirrje të dashurit që t’i afrohet duke e provokuar me anë të epiteteve më të ndryshme të cilat janë edhe tejet “të qarta”. Materializimi i përpjekjes së të dashuruarit në këtë këngë bëhet me anë mikrostrukturës së provokimit erotik të cilin e përdorë i dashuruari/a.

Kështu që në fillim të këngës do të hasim në atmosferën ‘jashtëbiblike’ të dashurisë të shprehur me një theks tejet të angazhuar erotik dhe pa komplekset e njohura njerëzore për dashurinë:

‘Oh! Sikur buzët e tua me puthje t’më mbuloninSe dashuria jote më e ëmbël se vera ështëAromat tua të mrekullojnë…’

Këto janë fjalët me të cilat vajza e dashuruar i dre­jtohet më të dashurit të saj. Shprehja e dashurisë në for­mën e paraqitur në këtë këngë bëhet nëpërmjet metodës së arsyetimit. Me anë të kësaj ‘metode’ vajza apo djali do t’i paraqesin faktorët themelorë të cilët e kushtëzojnë dashurinë e tyre marraken­dëse për partnerin e kundërt. Kështu, vajza, pasi i paraqet arsyet e saj themelore lidhur me ndjenjën e saj të dashurisë, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me ndërtimin fizik dhe shpirtëror të djalit, më vonë fillon t’i përshkruaj karakteristikat e saj të cilat e shkaktojnë reaksionin e njëjtë të djalit ndaj saj:

“E zezë jam, po e bukur jam, bijë JerusalemiSi tendat e Kedarit, si qilimat e SollomonitDielli m’ka ndezur”

“Ndezja” e tillë nga dielli, siç do të shohim më vonë, va­jzës nuk do t’i shkaktohej vetëm në lëkurën e rreshkur. Ajo do të ndizet edhe në nivelin emocional:

“M’i japin vreshtat t’i ruajPo s’i ruaj vreshtat e mia.-Më thuaj, dashuri, shpirti imKu i qet delet në kullosëT’mos endem si e marrëTufave t’shokëve të tu…”

Kjo sepse siç thotë djali:

“Me atkinë timë n’qerre t’FaraonitKrahasohesh ti, e dashura ime!Të bukura janë faqet e tua në gushoreE bukur qafa jote me rradhë inxhishë…”

Përndezja emocionale, siç mund të vërejmë, është e anas­jelltë, dmth. dypalëshe. Një ndezje e tillë emocionale do të kush­tëzojë përshkrime dhe figurshmëri të tillë që do të indor­porojë përshkrime, kryesisht vetëm të aspekteve të ndërtimit fizik të objektit që përshkruhet.

Një mënyrë e tillë e përshkrimit dhe e figurëzimit të objektit poetik nuk e dëmton strukturën shprehëse dhe kompozicion­nale të kësaj kënge shkaku se kjo formë e tillë e pikëvështrimit poetik nuk është e sotme, por antike. Në anën tjetër, konteksti kulturor oriental i të shkruarit është një faktor bazë të cilin, për asnjë çast, nuk duhet lënë pasdore. Po kështu faktor tjetër i rëndësishëm që e kushtëzon një formë të tillë poetike është edhe sistemi po­etik-teorik që mund të ketë ekzistuar në kohën kur është shkruar dhe ka marrë formën përfundimtare kënga.

Sigurisht që në antikë nuk ka qenë në nivelin e sotëm të shprehurit poetik abstrakt dhe sigurisht që mikrostrukturimi i atëhershëm ka qenë shumë më i ‘varfër’ nga ç’është sot.

Por, t’i kthehemi këngës!

Kënga përshkohet në tërësi nga dëshira njerëzore për të gjetur. Kjo ndjenjë që i kaplon të dyja subjektet lirike të kën­gës shndërrohet, thuaja, në një obsesion të vërtetë. Mënyra se si personazhet lirike e tregojnë ndjenjën e tyre për të zbuluar dhe për t’u vetëzbuluar zhvillohet me anë të shkallës sipërore të formulimit të krahasimit dhe epitetit. Vajza ose duhet të jetë më e bukura, ose ajo, faktikisht, nuk mund ta përkufizojë ekzistencën e saj brenda këngës. Po kështu, edhe mashkulli duhet të jetë më i bukuri apo më i forti se, në të kundërtën nuk mund ta fitojë simpatinë e parezervë të të dashurës.

Parë nga ky aspekt në këtë këngë kemi të bëjmë me një da­shuri të pakompromis në mes të personazheve lirike e cila, edhe pse zhvillohet me anë të elementeve fizike të vënies në shprehje të saj, fiton karakteristika të një dashurie të shkallës idealiste. Për ta treguar, siç thamë, dashurinë po edhe ele­mentet e par­tnerit që e vetëshkaktojnë këtë dashuri per­sonazhet, qoftë femra, qoftë mashkulli, do të na “bindin” me anë të këtyre mikrostrukturimeve që do të paraqiten më poshtë:

“Unë jam trëndafile SaroniZambak i luginës.-Siç është zambaku mes therraveE dashura ime është ndër vajzat.-”

Dhe, në rastin tjetër:

“Siç dallon dru i mollës nga drutë në pyllAshtu m’është i dashuri ndër djemT’ja dua flladin e tij e të ulemE frutat e tij t’ma ëmbëlsojnë gojën…”

Apo:

“E bukur më je e dashura ime e bukur më jesytë m’i ke si dy pëllumbeshanën peçen tëndeflokët si tufë dhishë m’i kedhëmbët i ke si tufë delesh të qethura...” etj.

Ndërtimi kompozicional, në anën tjetër, është krijuar në bazë të tipit monolog - dialog në mes djalit - vajzës, vajzës - shoqeve të saj dhe djalit - shokëve të tij. Forma e tillë ndih­mon, sidomos, në ndërtimin e personazhit lirik dhe formimin përmbajtjesor të materialit të këngës së dashurisë.

Pjesa monologjike e këngës është, si­domos, pjesa e fillimit në të cilën marrin pjesë edhe djali edhe vajza dhe e cila ka për qëllim të na paraqesë vijat kry­esore fiziko-shpirtërore si të vajzës ashtu edhe të djalit. Në pjesën fillimore, nga ç’mund të kemi kuptuar, në disa nga shembujt që u paraqitën më lart, kemi ekspozimin e dashurisë si një katalizator i zhvillimit shpirtëror dhe filo­zofik të personazheve.

Pjesa dialogjike e këngës është pjesa më e gjatë dhe, në përgjithësi, luan rolin përpunues të tërë asaj që mund të jetë thënë në pjesën ekspozicionale. Në këtë pjesë vend më të madh zë, sidomos, dialogu i vajzës e cila me çdo kusht dhe me çdo mjet përpiqet ta imponojë dashurinë e saj në mënyrë që ajo të jetë e pranueshme si për subjektet e këngës, si për subjektin lexues. Në këtë pjesë, gjithashtu, bëhet i mundur shpalimi shpirtëror i per­sonazhit. Në këtë mënyrë ne arrijmë të kuptojmë se kemi të bëjmë me një dashuri që i kalon kufijtë e dashurisë, të shprehemi, fizike. Edhe vajza, edhe djali sigurisht se ëndërrojnë një materializim fizik të dashurisë, por për ta është imanente realizimi emocional dhe shpirtëror i dashurisë së tyre. Kjo vërehet edhe në monologizimet e per­sonazhit femër dhe në monologizimet e personazhit mash­kull. Për t’u paraqitur intensiteti i lartë i dashurisë dhe ndjenja e fortë e saj, personazhet e ‘Këngës…’ në shumë raste do ta quajnë të dashurin apo të dashurën motër apo vëlla. Me anë të shprehjeve të tilla që tingëllojnë:

‘Zemrën ma rrëmben, motra ime, nusja imezemrën ma rrëmben me shikimin e syve të tudhe me gjerdanin e qafës tënde.T’ëmbël ma ke dashurinë, motra ime, nusja ime…”

Dhe:

‘Ah pse s’te kam vëllaTë kishe thithur në gjinjtë e nënës!E në takim të t’puthja me mallE turp mos të kisha nga bota’

Paraqitet ndjenja e njeriut e stërholluar me materialin e shprehjes poetike që ishte i mundur. Kjo ndjenjë e hollë e shprehjes së dashurisë dhe gjendjes së të qenit i dashu­ruar paraqitet edhe në shumë raste të tjera, gjithashtu, me mjaft viskozitet shprehesh dhe mikrostrukturor. Epiteti është figurë përmbushëse e një poetike të tillë të shprehjes së ndjenjës dhe gjendjes së caktuar emocionale. Djali dhe vajza përdorin të gjitha mjetet e mundshme për ta krijuar bindjen dhe kumtimin lidhur me ekzistencën e dashurisë ndaj njëri-tjetrit.

Dashurinë e thellë ndaj njëri-tjetrit personazhet herë e tre­gojnë duke bërë përshkrime të pamjes së jashtme fizike të të dashurit apo të dashurës, herë duke bërë përshkrime të botës shpirtërore të tyre. Kryesisht në këtë këngë mund të hasim në elemente të përshkrimit fizik të të dashurit apo të dashurës. Në përshkrimet fizike zakonisht bëhet një përshkrim i tërë­sishëm i karakteristikave të tilla të personazhit për të cilin flitet. Djali zakonisht është më transparent në përshkrime të tilla dashurore:

“E bukur më je, e dashura ime, e bukur më jesytë m’i ke si dy përllumbeshanën peçen tëndeflokët si tufë dhishë i kedhembet i ke si tufë delesh të qethurabuzët t’janë si një pe i purpurtët’buta janë buzët tuajasi flegra shege cicat i ke...Qafa t’është si e Davidit KullëPër luftë e punuar...

Apo:

‘Dy gjinjt tuaj si dy sorkadhesi dy kaproj bineqqë kullosin mes zambakësh…’ etj.

Dhe përshkrimet për djalin që nuk janë aspak më të pain­tensitetshme se këto:

I dashuri im është i bardhë dhe ngjyrë trëndafilinjihet po të jenë dhjetëmijëkoka e tij ar i pastërFlokët e tij të valëzuaraTë zeza si korbiSytë i janë si dy pëllumbaBrigjeve të lumitSikur t’jenë larë në qumështKur t’kenë pushuar shumë...’

‘Trupi m’i është fildish i vërtetëStolisur me safirKëmbët i ka shtylla nga mermeri i bardhëMe themele n’arTrupin ma ka si LibaniE të bukur si qedër…’

Përshkrimet që u panë më lart dhe që nuk janë vetëm këto, e plotësojnë vetëm njërën anë të dashurisë së paraqitur në Këngën e të Gjitha Këngëve. Kjo dashuri, më tutje, do të plotësohet me anë të efekteve të drejtpërdrejta që prodhojnë karakteristikat e tilla fizike në zhvillimin e dashurisë njerë­zore. Pra, derisa përshkrimet që i pamë dhe materializojnë dashurinë, të themi, nga distanca, përshkrimet që do t’i thek­sojmë më vonë, do ta bëjnë këtë gjë në mënyrë të drejtpër­drejtë - nga afërsia:

‘Fryjë erë e veriut, eja puhi jugufryni kopshtit timle të vijë i dashuri im në kopshtle t’i hajë pemët e tij të ëmbla’

Dhe:

‘ngrihem derën t’ja hap të dashuritdhe mirra shkrihet nga duart e miagishtave të mij curril rrjedhë mirradrejt rezës…’

Siç shihet, pra, nuk ka mënyrë më të drejtpërdrejtë për ta paraqitur më kthjellët dashurinë dhe dëshirën e zjarrtë për ta realizuar atë. Mirra dhe shkrirja e saj mbi duart e së dashu­ruarës në të vërtetë e paraqet edhe shkrirjen e saj të brend­shme që do të shkaktohet si efekt i drejtpërdrejtë i af­rimit të tij. Intensiteti erotik i shprehjeve të tilla erotike në shumë raste ka efekt dalldisës. Ky efekt dhe kjo atmos­ferë e tillë nxitëse që përcillet dhe forcohet nga vargu në varg është një element i veçantë që poezisë i jep një dukuri të shpërthimit ndjenjësor. Në shumë pjesë të saj poezia jonë ka elemente ndërsymëse, të cilat krijohen me anë të frazeologjisë provokuese që e përdo­rin personazhet për t’i paraqitur para njëri-tjetrit karakteristik­kat gjinore dhe të bu­kurisë. Këto efekte, në anën tjetër, përforcohen edhe më shumë në çastet kur personazhet, me një formë tejet të hapur, i manifestojnë dëshirat dhe vullnetin e tyre seksual:

‘Shtatin ma ke sikur palmagjinjtë tu sikur kalavesh rrushi!Thashë: do t’i ngjitem palmësE t’i kap degët e saj!…”

Apo:

‘Ja hyra në kopshtin tënd, motra ime, nusja imepo vjel shegën tënde, po vjel moraqen tëndee vojshtinën e mjalten tënde e hadhe verën dhe qumshtin tënd…’

Një përndezje e tillë seksuale zor se shihet në ndonjë poezi, qoftë të korpusit popullor qoftë të asaj të shkruar. Prandaj stili transparent, figurshmëria e pasur (si­domos epiteti dhe kraha­simi), përkushtimi tematik tokësor dhe filozofia ekzistenciale e kësaj poezie do ta bëjnë këtë poezi interesante dhe antolo­gjike.

Forma e zhvillimit kompozicional është një element tjetër interesat që ka të bëjë me formën e kësaj kënge. Në përgji­thësi, siç mund të kemi thënë më lart, kënga krijohet me anë të dialogëve dhe monologëve të ndryshme që i bëjnë persona­zhet me vetveten apo me të tjerët. Futja e tyre, e sidomos e dialogëve të shurd­hët (mënyrë e shprehjes dialogjike e ngjashme me monologun, por që nuk mund të quhet monolog), personazhet na paraqiten me karakteristikat e tyre personale apo edhe me karakteristikat që mund t’i ketë personazhi ndaj të cilit shpre­het dashuria apo simpatia e tjetrit. Po me anë të këtyre eleme­nteve per­sonazhet e bëjnë shpalimin e tyre ndjenjësor. Kjo formë u mundëson atyre një shpalosje të tërësishme ndjenjë­sore dhe emocionale gjë që mundëson që para nesh personaz­het të paraqiten të kompletuara në të gjitha aspektet e mund­shme formësore. Elementet e monologëve dhe të dialogëve kanë edhe këto një teknikë të posaçme të for­mësimit, Mikro­strukturimi, për të cilin mund të kemi folur më herët dhe që është një element përcaktues stilistik për Këngën, luan gjitha­shtu një rol vendosës kompozicional, strukturor dhe stilistiko-estetik.

Epiteti dhe krahasimi janë mikrostrukturat funda­mentale që aplikohen brenda strukturës së këngës. Me anë të këtyre figu­rave, që janë të shumta dhe të llojllojshme aktualizohet perso­nazhi lirik i këngës. Epitetet për të cilat po flasin dhe të cilat aplikohen brenda këtyre strukturave mund të klasifikohen në dy grupe themelore:

-epitete të forta, dhe-epitete të buta.

Epitetet e forta janë të gjitha ato mikrostruktura stilistike të cilat përdoren dhe kanë për qëllim paraqitjen fizike të perso­nazhit. Këto epitete materializohen me anë të mjeteve të forta figurative duke iu përshtatur treguesh­mërisë së tyre kupti­more. Do të marrim si shembull shprehjen e butë motra ime të përcjellë gjithmonë me shprehjen epitetike nusja ime. Edhe pse këto dy shprehje figurative, për shumëçka e përjashtojnë njëra-tjetrën. Ato, megjithatë, semantikisht e përforcojnë dhe janë në ‘aleancë’ shprehëse ndaj njëra-tjetrës. Edhe epitetet e tjera të kësaj fushë siç janë:

‘Ti je kopsht i mbyllur, gurrë e ndalurputhjet tuaja- kopsht i freskët…’

Kryejnë thuaja funksione të njëjta kuptimore dhe seman­tike. Epitetet e forta, në anën tjetër, në këtë këngë janë më të paktë dhe, për nga funksioni i tyre stilistiko-kompozicional, ndih­mojnë në krijimin e imazhit fizik për personazhet e ‘përfolura’ në poezi. Po sjellim, më poshtë, një shembull që përsëritet disa herë në poezinë që po e shqyrtojmë:

‘Ti je kopsht i mbyllur, gurrë e ndalurputhjet tuaja- kopsht i freskët…’

Lloji i tillë i epitetit krijon atmosferë të fortë lirike nga e cila portretizohet në mënyrë të përpiktë dhe pa përzgjatje silu­eta morale dhe fizike e personazhit për të cilin bëhet fjalë. Këto epitete funksionojnë edhe si katalizatorë që ndihmo­jnë drejt­përdrejt në përfutjen në trupin e poezisë edhe një varg mikro­strukturimesh të tjera që dalin si produkt i drejtpërdrejtë poe­tik i semantikës së epiteteve.

Krahasimi është mikrostruktura më e përdorur në këtë poezi. Format e krahasimit janë të shumta dhe, si të tilla, paraqiten me vlera të ndryshme semantike dhe kupti­more. Në shumë raste krahasimet përdoren pa ndonjë kontekst kup­timor por, thjesht, si një lloj dekori që ka për qëllim përmbi­shjen relievore të këngës. Në përgjithësi epiteti dallohet, njëko­hësisht edhe për bukurinë e tij, po edhe për aftësinë e tij shprehëse. Me anë të krahasimit poezia funksionon në atë mënyrë që katalizon paraqitjen estetike të figurave të përpu­nuara të personazheve për të cilat këndohet dhe flitet. Poezia fillon me krahasimin:

‘……dashuria jote më e ëmbël se vera ështëE veç emri ytAromë që merr dhenë është…’

Dhe vazhdon:

‘e zezë jam po e bukur jam, bijë JerusalemiSi tendat e Kedarit, si qilimat e Sollomonit”

Kështu ne, që në fillim krijojmë figurën bazë të përjetimit të figurës së vajzës së dashuruar. Kuptojmë se ajo është vajzë e racës së zezë, por e pajisur me bukuri të posa­çme femërore. Kjo figurë, kjo pamje e cila arrin ta magjepsë djalin e dashu­ruar, paraqitet dhe sintetizohet me anë të krahasimit të cilin e përdorë djali për të:

‘e zezë jam po e bukur jam, bijë JerusalemiSi tendat e Kedarit, si qilimat e Sollomonit”

Vajza, në anën tjetër, paraqitet me krahasimet e saj preten­cioze për të dashurin e saj:

‘I dashuri im është thellë mirreQë mes gjinjve të mi shkrihetI dashuri im është pupë rrushiNga Vreshtat e Engadit’

Ndërsa, më vonë, do të fillojnë ‘lojërat’ figurative në mes të djalit e vajzës, gjithmonë në funksion të krahasimit. Djali do të fillojë me ngacmimin e tij:

‘Siç është zambaku mes therraveE dashura ime është ndër vajzat…’

Dhe përgjigjja e vajzës:

‘Siç dallon dru i mollës nga drutë në pyllAshtu m’është i dashuri ndër djem!’ dhe

‘Ja shihe… po vjen…nëpër suka kërceni dashuri im si drerisi sorkadhja…’

Pastaj i kthehet djali me afsh:

‘E bukur më je, e dashura ime, e bukur më jesytë m’i ke si dy pëllumbeshaflokët si tufë dhishë m’i kedhëmbët i ke si tufë delesh të qethura…’...dy gjinjt tuaj si dy kaproj bineqQafa t’është si kullë e Davidit...’ etj.

Nga ç’mund të kemi parë, poezia është e përmbushur me kraha­sime nga më të ndryshmet dhe nga më të bukurat. Këto mikrostruktura funksionojnë në atë mënyrë që ndihmojnë në individualizimin e personazhit dhe funk­sionalizimin e situatës poetike të krijuar në poezi.

Ndër mirkostrukturat e tjera që ndihmojnë në ndërtimin kompozicional dhe stilistik të poezisë mund ta përmendim edhe metaforën, figurë e cila arrin ta kamu­flojë shprehjen poe­tike dhe aktin e dashurisë njerëzore. Përmbajtja e poezisë, siç kemi parë, është një tërësi në të cilën shkaktohet shpalimi i dashurisë së dy njerëzve që nga baza e fillimit të saj e deri në materializimin e saj përfun­dimtar. E tërë kjo situatë përshko­het me metafora të ndryshme të këtij funksioni. Kështu që në fillim matafori­zohen objektet dhe ndjenjat e personazheve:

‘Sa e bukur je, e dashura ime, sa e bukur jeKrevati ynë është vllanja me luleTrarët e tonës shtëpi çedrat janëE mure na bëhen qiparisat’

Kjo pamje paraqet fillimin e dashurisë që kishte filluar të rrënjëzohej në zemrën e djalit. Ndërsa po me të njëjtën masë këto simptoma ishin evidente edhe në shpirtin e njomë të vashës:

‘T’ja dua flladin e tij e të ulemE frutat e tij t’ma ëmbëlsojnë gojënTë më fusë në shtëpi ku piqet veraDhe flamurin e dashurisë mbi mua le ta shtrijë…’

Kjo dëshirë e flaktë nuk ndalet vetëm me kaq. Ajo do të për­punohet edhe më tej nga shprehjet plot afsh të vajzës së da­shu­ruar:

‘T’ja dua flladin e tij e të ulemE frutat e tij t’ma ëmbëlsojnë gojënTë më fusë në shtëpi ku piqet veraDhe flamurin e dashurisë mbi mua le ta shtrijë…’

Për të rrjedhur pastaj përgjigja e djalit:

‘Nga buzet tua mjaltë rrjedhë e dashurNën gjuhë më ke mjaltë e qumësht’

Në vazhdën e një situata të tillë, kur ngacmimet e njëpasnjë-shme të të dyja personazheve, krijojnë një situatë të nxehtë emocionale, figurëzimi i përmbajtjes së shprehur, gjithnjë e më shumë, fiton tipare të tilla:

‘Nga buzet tua mjaltë rrjedhë e dashurNën gjuhë më ke mjaltë e qumësht’

Në një situatë të tillë të ndezjes afshore të dashurisë, ngac-mimi emocional i vajzës që pret është më se transpar­ent dhe i tejdukshëm:

‘Ngrihem t’ja hap të dashuritdhe mirra shkrihet nga duart e miaGishtave të mij curril rrjedh mirra…’

Situata të tilla dashurore dhe emocionale shpesh ta përkuj­tojnë Kabalanë çifute dhe këshillat e saj për dashurinë dhe realizimin e saj konkret. Megjithatë, një formë e tillë e thurjes dhe e konstruktimit poetik të poezisë nuk e dobëson vlerën artistike të saj. Kjo sepse një mënyrë e tillë e shprehjes është prodhim shpirtëror i reali­zuar brenda suazave dhe konte­ksteve kulturore në të cilat ka lindur ajo.

Pas ftohjes ndjenjësore, metaforat vijnë duke u bërë më të logjikshme dhe më ‘normale’ por, gjithmonë, duke e ruajtur karakterin e tyre përndezës. Pas krahasimit me palmen që i bën djali të dashurës së vet, ai nuk e lë pa thënë se:

‘Tash do t’i ngjitem palmëse t’i kap degët e saj’.

Pas një situate të tillë edha vajza do të inkorporohet në ar­ritjen e një përflakjeje të tillë ndjenjësore. Ajo do t’i pranojë ‘provokimet’ e të dashurit të saj duke shtuar se:

‘Tash do t’i ngjitem palmëse t’i kap degët e saj’.

Pasi efektet e tilla përndezëse e krijojnë efektin e tyre për­mbajtjesor, fundi i një poezie është një ngjizje e të gjitha atyre që mund të jenë thënë brenda tërësisë së saj:

‘Tash do t’i ngjitem palmëse t’i kap degët e saj’.

Ne thamë shumë pak për një poezi. Thamë vetëm sa për ta nisur studimin e saj më serioz. Kjo është poezia e Biblës e cila si një uragan rrëzon koncepte filozofike dhe jetësore të një sistemi dhe besimi. Si vepër letrare ajo kryen më shumë se funksion letrar. Ajo është një përpjekje e am­shueshme për reformimin dhe humanizimin e një besimi dhe filozofie. Prandaj leximi i saj dhe studimi i saj janë një luftë për jetën, për fenë dhe për Zotin. Kjo është një këngë e Zotit për njeriun dha dashurinë e tij. Nëse feja e kundërshton Zotin e saj dhe Këngën e tij për dashurinë njerëzore, ajo s’mund ta shpëtojë, pos ta zhdukë shpirtin njerëzor.

Kënga e të gjitha këngëve

(Përkthyer nga Murteza Osdautaj)

Oh. Sikur buzët e tua më puthje t’më mbuloninSe dashuria jote më e ëmbël se vëra ështëAromat tua të mrekullojnëE veç emri ytAromë që merr dhenë është.Mermë me vete! Vrapojmë…Mbreti më merr haremeve të tij…Të gëzohemi, të lumnohemi me tyTa festojmë dashurinë tënde më shumë se verën…Dhe e drejt është pse të donë.

E zezë jam, po e bukur jam, bijë JerusalemiSi tendat e Kedarit, si qilimat e SolomonitMos më shikoni pse jam e zezëDielli m’ka ndezur.Bijtë e nënës sime hidhërohen n’mua;M’i japin vreshtat t’i ruaj,Po s’i ruaj vreshtat e mia.-Më thuaj, dashuri shpirti imKu i qet delet në kullosëKu i mrizon në mesditë,T’mos endem si e marrëTufave të shokëve të tu.-Nëse se di, më e bukura ndër gratë,Ndjeki gjurmat e dhenveDhe kulloti dhitëAfër staneve të barinjëve.-Me atkinë time në qerre t’FaraonitKrahasohesh ti, e dashura ime!Të bukura janë faqet tua në gushoreE bukur qafa jote me radhë inxhishëDo t’i bëjmë gjerdanë të artëMe figura t’argjendit.

Gjersa mbreti t’është divanit të tijErën time t’shegës e ndjejë.I dashuri im është thelë mirreQë mes gjijve të mijë shkrihet.I dashuri im është pupë rrushiNga vreshtat e Engadit.-Sa e bukur je, e dashura ime, sa e bukur je!Krevati ynë është vllanja me luleTrarët e tonës shtëpi çedrat janëE mure na bëhen çiparisat.

Unë jam trëndafile SaroniZambak i luginës.-Siç çshtë zambaku mes therraveE dashura ime është ndër vajzat.-Siç dallon dru i mollës nga drutë në pyllAshtu m’është i dashuri ndër djemT’ja dua flladin e tij e të ulem,E frutat e tij t’ma ëmbëlsojnë gojën,Të më fus në shtëpi ku piçet veraDhe flamurin e dashurisë mbi mua le ta shtrijë.Me lule më freskoniKëndellmeni më mollë,Se jam e sëmurë nga dashuria.Ah, të ishte dorë e e majtë e tij nën kokën timeE dorë e djathtë të më ledhatojë!..Ju përbejë, bija t’JerusalemitNë sorkadhet e drenushat e fushave,Mos e zgjoni dashurinë time, mos e zgjoniDerisa vetë të mos zgjohet.Zëri i të dashurit tim!Ja shihe… po vjen…Nepër suka kercenI dashuri im si dreriSi sorkadhja.Ja andej murit tanë;Për dritare shikonParmakëve përbiret.Fillon të flas i dashuri im e më thotë:Ngrihu, e dashura ime, e bukura ime, eja!Se, shih, iku dimriShiu ka pushuar, ka ikur.Bulojnë lulet,I vjen koha këngës,Dhe zë bilbili dëgjohet fushave tona.I ka mbushur erë fiku frutat e tijHardhia e lulëzuar aromë lëshon.Ngrihu, e dashura ime, e bukura ime, eja!Pse ndalesh, pëllumbesha ime,Të çarave të shkëmbinjëvePse fshihesh gropave shkëmbore?Me le ta shoh fytyrën tënde,Zërin tënd ta dëgjojSe zërin e ke të ëmbëlE fytyrën aq të bukur e ke.

S’i zëni këto dhelpraDhelprat e vogla që prishin vreshtatSe vreshtat tona janë në bulim.I imi është i dashuri im unë jam e tija,Ai kullot tufën e tij mes zambakëve.Para se dita të tretetDhe hijet të shkojnëKthehu tek unë… më zgjo si drenushëSi kaproll, i dashuri im,Maleve që na ndajnë.Në shtrojen timeTërë natën e kërkojAtë, që shpirti im e don…E kërkoj po së gjej dot.Të ngritem, them, t’i bie rreth qytetit,Shesheve e rrugëveTa kërkoj dashurinë e shpirtit…E kerkova po se gjetaMë gjëjnë rojet e qytetit“T’ma keni parë dashurinë e shpirtit?”I shtyj prapaDhe shoh dashurinë e jetës.Mbaje… dhe mos e lëshoGjersa se fus nën kulmin e nënës simeDhe kthinat e sajNën të cilat me zemër jam rritur.-Ju Përbej, bija t’JerusalemitNë sorkadhet e drenushat e fushaveMos e zgjoni dashurinë time, mos e zgjoniGjersa gjumi mos t’i dalë.

Ç’është ajo që nga shkretëtiraSi shtëllungë tymi ngadalë ngritetSi nga mirra e temjani t’ishteDhe nga të gjitha barërat me erë?-Shih, shtrat të SollomonitRreth tij 60 trimaNga t’Izraelit trimaTë shkathtë në luftë;Secili shpaten mbanëNga frika e natës.Krevatin vetes ja ka bërë mbreti SollomonNga dru i Libanit.Pajndrat i janë t’argjendtëPërkrejsa e artëUlësja nga shërbelaMe qendisma i mbështjellëPrej Bijave t’Jeruslemit me dashuri.Dilni, bija t’Sijonit, shihniMbretin Sollomon,Me kurorën t’cilën ja qendisi e tija mëmëDitën e dasmës së tijDitën kur iu gëzua zemra.

E bukur më je, e dashura ime e bukur më jeSytë m’i ke si dy pëllumbeshaNën peçen tëndeFlokët si tufë dhishë i keQë z’dirgjet teposhtë GalaaditDhëmbët i ke si tufë delesh të qethuraQë kthehen nga lugjet ku ujë kanë pirëSejcila bineq qengjat i kaE asnjëra shterpë s’ka mbetur.Buzët të janë si një pe i purpurtëT’buta t’janë buzët tuaja.Si flegra shege të janë cicat tyNën Këmishëzen tënde të hollëQafa t’është si Kullë e DaviditPër luftë e punuar;Në të varën mijëra mburojaTë zgjedhura të gjitha për trima.Dy gjinjtë tuaj si dy sorkadheSi dy kaproj bineqQë kullosin mes zambakësh.Para se dita të shuhetE hijet të shkojnëDo nisem malit të mirraveDhe kodrave t’temjnanit!-Seç je e bukur e dashura imeTë metë s’ka në tyEja me mua nga Libani, nusja imeEja me mua nga Libani eja!Më shih nga kurorat e AmanitNga majat e Senirit e t’HermonitNga shpellat e luajve,Nga pyjet e leopardeveZemrën ma rrëmben, motra ime, nusja imeZemrën ma rrëmben shikimi i syve të tuDhe me gjerdanin e qafës tënde.T’ëmbël ma ke dashurinë, motra ime, nusja ime,Dashuria jote më e ëmbël se veraNga të gjitha aromat e ytja më e mira!Nga buzët tua mjaltë rrjedh, e dashurNën gjuhë më ke mjaltë e qumështE aromë të fustanave ma ke të Libanit.Ti je kopsht i mbyllur, motra ime, nusja imeBurim i mbyllur, gurrë e ndalur.Puthjet tuaja kopsht i freskëtme fruta të mrekullueshëm të shegës,prej qiparisit e safranitprej kallamit e kanellësme të gjithë drunjtë e botës që kallam japinqë nga mirra e allojame aromat më të bukurae burime midis kopshtite burime t’ujit t’gjallëujit t’gjallë nga Libani!Ngrihu erë e verit, eja puhi jugu!Fryjini kopshtit tim,Të shprëndahën aromat e saj!Le të vij i dashuri im në kopështLe t’i hajë pemët e tij të ëmbla.Ja, hyra në kopshtin tënd, motra ime, nusja imePo vjelë shegën tënde, po vjel moraqen tëndeE vojshtinën dhe mjaltëm tënde e haDhe verën dhe qumshtin tënd…Hani, o miq, piniDehuni nga dashuria!…Fjeta, po zemra zgjuar më rri…Ja po troket i dashuri im, ja zëri i tij:“hapma derën, motra ime, e mira ime,pëllumbesha ime, zemra ime!Se koka ime me vesë është spërkatur,Plot pika vese janë flokët e mia.”-Këmishën e ka hequrSi ta vesh tashmë?Këmbët i kam larë,E si t’i përbalt?-I dashuri im nga dritarja dorën e shti,Zemra më dridhet.Ngrihem derën t’ja hap të dashuritDhe mirra shkrihet nga duart e miaGishtave të mij curril rrjedhë mirraDrejt rezës.Ia hap të dashurit timPo s’ishte më… kishte shkuarMos isha e ç’mendur kur zëri iu përftua?-E kërkova po se gjeta jo,E thirra po përgjigje s’mora dot.Më gjetën rojat e qytetit:Më rrahen më plaguan,Petkat nga trupi m’i hoqenRojet e bedemeve.Ju përbej, bija t’JerusallemitN’ë gjetshi më të dashurin timÇdo t’i thoni?Që jam sëmurë nga dashuria.-Se është i dashuri yt më i miriE bukra e të bukurave?Pse e ke më të mirin djalëTi nëve na përbenë?-I dashuri im është i bardhë dhe ngjyrë trëndafiliNjihet po të jenë dhjetëmijëKoka e tij ar i pastër,Flokët e tij të valëzuaraTë zeza si korbi.Sytë i jan si dy pëllumbaBrigjeve të lumitSikut t’jenë larë në qumësht,Kur t’kenë pushuar shumë.Futyra m’i është si një bimë mirreSi lulet me erë:Buzet m’i janë zambakëNga t’cilat mirra rrjedhë.Duart m’i janë si jele t’artaT’stolisura me berilë,Trupi m’i është fildish i vërtetëStolisur me safirKëmbët i ka shtylla nga mermer i bardhëMe themele n’ar.Trupi m’i është si LibaniE i bukur si qedër.Buzët i ka plot ëmbëlsi;Përplot butësi.I tillë është i dashuri im, kështu m’është i ëmbli,Bija t’Jerusalemit.

Kah ka ikur i dashuri ytOj më e bukura grua?Kah është ai, i dashuri ytTa kërkojmë së bashku?-Ai ka zbritur kopshtit timDrejt trapave të bimëve me erëQë ta kollosë tufën e tijQë të vjelë zambakëUnë e tija, ai është imiAi kullot tufën e tij mes zambakëve.

E bukur je, e dashura ime, si SelvitëE shtrenjt më je si JerusalemiPo e tmerrshme si një ushtriMe flamur lufte ngritur.Sytë tuaj m’i kthe, se më qojnë në qiell!Flokët t’janë si tufë dhishëQë zbresin anës Galaadit.Dhëmbët i ke si tufë delesh,Që ngjiten lartë torishtave;E asnjëra s’ka mbetur shterpë.Si flegra shege cicat m’i keNën përparësen e hollë.Gjashtëdhjet mbretëresha janë, tetëdhjet shemra,E i vajzave numri nuk dihet jo;E veç një është pëllumbesha ime, e dashura imeHasreti i nënës së sajKanakare për çka i japë drita dielloreE shikojnë vajzat dhe n’heshtje i thërrasinEdhe mbretëreshat flasin mirë, e nderojnë.-

Kush është kjo që si agimi del,E bukur si hëna, e pastër si dielli,E tmerrshme si ushtria,Me flamur lufte ngritur?Po zbres arrjetitT’i shoh pemët në luginëTë shoh mos ka buluar hardhiaSyth mos kanë qitur shegat.Asgjë nuk di, po malli më gjuanN’qerre t’Aminadabit.

Kthehu, kthehu, Sulam!Gjysh kthehu të të shohim.-Pse ta shihni Sulamin,Kur vallëzon Mahanaimja!Sa të bukura këmbet i ke mbathur me këpucë,Bijë fisniku!Vija t’vitheve tua si gjerdaneVepra t’duarve t’skulptorit.Shpatullat tua kupa t’praruaraKu kurrë vera nuk mungon;Barku t’është si grumbull me grurëRrethuar gjithkah me zambakë.

Du gjitnjtë m’i ke si dy sorkadheSi dy drerë bineq.Qafen ma ke si kulla nga fildishiE sytë si liqejt e HesbonitNë dyert e Bat-Rabimit;Hunda jote si kullë e LibanitQë nga Damasku pamje ka.

Koka jote krenare si Karmelie ato flokë mbi kokësi parfiri mbretërorvalvitur nga furia.E bukur je, e ëmbël më jeO dashuria ime mbi të gjitha të mirat!Shtatin ma ke sikur palmaGjijt tu sikur kalavesh rrushi!Thash: do t’i ngjitem palmësE t’i kap degët e saj!…Le të bëhen gjinat si kalaveshat në hardhiAromë e frymëmarrjes tënde si erë molle;Buzët tua si verë e zgjedhur…Atyre u gëzohet i dashuri im.Dhe duket se po flasin buzët e gjumi po ikë.Unë jamë e dashura e tijE çejfi për mua tek unë e sjell!Eja i dashuri im,Eja t’i marrim fushat,Të ndalemi fshatrave!

Mëngjeseve të ikim vreshtaveMos ka mbirë hardhia, lulet mos kanë qelëLulëzuar mos kanë shegat.Atje të ta jap dashurinë.

Qilarit i vie aromëA para derës tanëÇdo pemë e zgjedhurE re e e vjetër,O dashuria ime, ty t’i kam ruajtur.

Ah, pse s’të kam vëlla,T’i kishe thithur gjinjt e nënës!Ku të t’takoja të t’puthja me mallE turp mos të kisha nga bota.

Do t’marr, tek nëna të’t sjell në shtëpiTi t’më mësosh,Të t’gostis me verë plot aromëDhe lëng nga shegat e mia.Ah, t’ishtë dorë e mengjër e tij nën kokën timeE dorë e djathtë t’më ledhatojë!…Ju përbejë bija t’JerusalemitMos e zgjoni dashurinë time, mos e zgjoni,Gjersa vetë nuk zgjohet ajo.

Ç’është ajo që nga shkretëtira ngritetE mbështetur në të dashurin e saj?…Nën mollën e vjetër të zgjovaKu të lindi e jotja mëmë;Ku të lindi, ku dritën e diellit ta dha.Vëmë në zemrën tënde si një shenjëSi një gjerdan në zog të krahut,Se dashuria më e fortë se vdekja është,Dhe si ferr i vërtetë është gjelozia;Zjarri i saj është zjarr që djeg,Flakë e zotit.As vërrshimet e pafund dashurinë se shuajnë,As lumenjt nga shtrati kur degdisen,Dhe edhe sikur njeriu ta jipte tërë pasurinë e shtëpisëPër këtë dashuri,Veç urrejtje do t’kishte fitim.

Të vogël e kemi motrën,Ende gjinjt s’i kanë dalë,E ç’të bëjmë me motrën tanëKur t’na vijnë për krushqi?-Nëse mur është ajoMbi të do ndërtojmë mburojë argjendi;E në qoftë se portë do të jetëDerë të fortë qiparisi do t’i bëjmë.-Unë jam mur,Dhe gjinjt sikur kulla i kam.U gjenda para syve të tij,Sikur ajo që sjell paqen e qetësinë.Salomini në Baal-Hamon vreshat i ka pasur;Rojeve ua dha vreshtin,Dhe secili për fis të tijNga njëmijë sikla argjendi fitonte.Vreshtin tim unë vet e ruajLe t’mbesin te Salomoni njëmijë siklaDhe nga dyqind atyre që mbajnë fisin.

Ti që futesh kopshtijeve!Të tjerët zërin tënd dëgjojnëLermë dhe mua ta dëgjoj!-Shpejt, i dashuri im!Bëhmu si drenusha, si kapruellMaleve t’mia me erë.