Please enter at least 3 characters.

Këmbësori përplaset keq për shtylle, arsyeja do t'ju habis (Video)

2017/05/Bëri-gjeste-të-pahijshme-ndaj-shoferit-perplaset-keq-per-shtylle-foto-1.jpg
28:"© @ChrisSmithOne77 /Youtube

Një qytetar, që po ecte nëpër një rrugë në Adelaide të Australisë, është përplasur për shtyllën elektrike derisa po polemizonte me shoferin e autobusit.

Në vend se të shikonte se nga po lëvizë, ai ishte i zënë duke sharë shoferin, që ndaloi me shpejtësi sapo në semafor u ndez drita e kuqe, transmeton Telegrafi.

“Më mirë të shkonte pas qenit, sepse ai mund të kujdesej më mirë për pronarin e tij”, është komentuar me tallje kjo ngjarje.

Videoja që e tregon këtë rast, është shpërndarë nga shfrytëzuesit e rrjeteve sociale, të cilët kanë dashur të tregojnë se sa shpejt mund të merrni dënimin nëse bëni një veprim të pahijshëm. /Telegrafi/