Please enter at least 3 characters.

Katie Price rrezikon gjashtë muaj burg për vozitje me leje të pezulluar

2018/07/katieprice1-e1532913057470.jpg
201:"LONDON, ENGLAND - OCTOBER 17: Katie Price poses at a photocall for her new novel 'Playing With Fire' at The Worx Studio's on October 17, 2017 in London, England. (Photo by John Phillips/Getty Images)
12:"Getty Images

Katie Price ka pranuar se është paraqitur në polici, sepse kishte vozitur teksa nuk e ka ditur se leja e vozitjes ishte akoma e pezulluar.

Mirëpo, ajo rrezikon të qëndrojë në burg, pas publikimit të fotografive, në të cilat shfaqej duke drejtuar automjetin, ku ndodheshin fëmijët e saj.

Katie Price (Foto: Getty Images)

Derisa Katie kishte thënë se po e dërgonte djalin 16-vjeçar Harvey te mjeku, fotografitë kanë treguar se ajo ishte vetëm me dy fëmijët e vegjël në veturë, teksa djali i madh ndodhej në një veturë tjetër.

Price ka bërë një postim në rrjetet sociale duke thënë se kishte menduar se pezullimi ka mbaruar dhe ajo ka të drejtë të vozisë.

Megjithatë, leja e saj e vozitjes është e suspenduar deri më 8 gusht dhe 40-vjeçarja rrezikon të qëndrojë në burg për këtë veprim.

Katie Price (Foto: Getty Images)

Dënimi maksimal në rast të vozitjes me leje të pezulluar është burgosje e menjëhershme dhe qëndrim për gjashtë muaj në burg.

Po ashtu, mund t’i zgjatet akoma më shumë suspendimi i të drejtës për të drejtuar automjetet.

Yllit televiziv i ishte suspenduar leja e vozitjes më 9 shkurt të këtij viti, për tejkalim shpejtësie. /Telegrafi/