Please enter at least 3 characters.

Katër skuadrat e mëdha evropiane pas talentit të Fulhamit, Fabio Carvalho

2022/01/Fabio-Carvalho.jpeg
524:"Soccer Football - Championship - Huddersfield Town v Fulham - John Smith's Stadium, Huddersfield, Britain - August 14, 2021 Fulham's Fabio Carvalho celebrates scoring their third goal Action Images/Craig Brough EDITORIAL USE ONLY. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or 'live' services. Online in-match use limited to 75 images, no video emulation. No use in betting, games or single club /league/player publications. Please contact your account representative for further details.
13:"Action Images

Fabio Carvalho është njëri nga talentët më të mëdhenj në futbollin anglez.

Portugezi me pasaportë angleze ka shkëlqyer me ekipin e parë të Fulhamit këtë edicion në Championshipin anglez.

19-vjeçari ka zhvilluar 13 ndeshje me Fulhamin, ku ka realizuar katër gola dhe ka bërë një asistim.

Mesfushori ofensivë ka zgjuar interesimin e skuadrave më të mëdha evropiane, teksa Chelsea, Real Madrid dhe Liverpool janë vënë pas tij.

Edhe gjiganti gjerman Borussia Dortmund ka shprehur interesim për transferimin e reprezentuesit të Anglisë U18.

Carvalho në fund të edicionit mbetet lojtar i lirë dhe kjo ka bërë që skuadrat e mëdha të vihen pas tij, pasi mund të nënshkruajnë pa paguar dëmshpërblim.

The Athletic ka raportuar se agjentët e lojtarit qysh tani kanë zhvilluar takime me katër klubet e lartë përmendura dhe nuk përjashtohet mundësia që gjatë javës së ardhshme të arrihet një marrëveshje me njërën nga to.

Talenti i Fulham ka lindur në Portugali, por ai ka pasaportë angleze pasi që nga viti 2010 është në Angli dhe luan për grupmoshat e 'Tre Luanëve'. /Telegrafi/