Kampioni mbetet pa trajner, Munishi jep dorëheqje
"I falënderoj GLADIATORËT të cilët ishin më meritoret për suksesin historik të klubit ku u shpallëm KAMPION. Vetëm ne trajnerët dhe lojtaret e dimë se për çfarë vështirësi dhe sfida kemi kaluar. E falënderoj FORCËN të cilët ishin përkrahja jonë e fuqishme jo vetëm në Vushtrri, por në çdo stadium të Kosovës, e falënderoj JETON SADIKUN, Labinot Demin dhe Abdullah Kelmendin për bashkëpunim gjatë kësaj periudhe, e falënderoj trajnerin fantastik Bekim Shotani, Reshat Zymerin, Mensur Maxhunin, Ridvan Osmanin dhe Faruk Zenelin.
Unë jap DORËHEQJE TË PAREVOKUSHME për arsye të cilat janë shumë mirë të njohura për opinionin, në pamundësi që më tutje t’i motivoj lojtarët të cilët kanë duruar dhe sakrifikuar mjaft për ngjyrat e klubit duke luajtur pa paga që 8 muaj. Në pamundësi që vet unë të ndikoje në përmirësimin e kushteve financiare, me shprese që pas këtij mesazhi do të mblidhen njerëz që të ju ndihmojnë futbollistëve të cilët me sjellje angazhim dhe përkushtim kanë qenë shembull për të gjithë futbollistët e Kosovës.
Kalova qaste të mrekullueshme në një klub me shumë traditë e tani edhe me trofe. Në pamundësi që të jap më tepër sepse dhash edhe atomin e fundit për këtë klub i cili edhe mua me dha shumë, edhe trofe, edhe miqësi, edhe eksperiencë të madhe në zejen e trajnerit, ju falënderohem nga zemra", ka shkruar Munishi. /Telegrafi/


