Please enter at least 3 characters.

Juventusi konsideron transferimin e Piatekut

2021/01/piatek.jpg

Klubi i madh italian, Juventusi thuhet se po konsideron transferimin e sulmuesit polak të Hertha Berlinit, Krzysztof Piatek.

Kampioni në fuqi i Italisë po shikon rreth përforcimeve pas një nisje jo të mirë të sezonit dhe zgjedhjeve të pakta sidomos në sulm.

Zonja e Vjetër ka kërkuar për të nënshkruar një sulmues të ri dhe kanë shikuar tashmë emra si Graziano Pelle dhe Gianluca Scamacca.

Sipas mediumit Calciomercato, Piatek, aktualisht me Hertha Berlin në Gjermani, është në mesin e listës së tyre të synimeve dhe po konsiderojnë një lëvizje për të.

Juventusi po shikon polakun Krzysztof Piatek si një zgjidhje potenciale për problemet e tyre të sulmit.

Bianconerët fillimisht synojnë huazimin e tij me mundësi blerje në verë. /Telegrafi/