Please enter at least 3 characters.

Juventus - Roma, formacionet zyrtare

2017/12/juve-roma.png

Juventusi dhe Roma kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për derbin e javës në kampionatin italian.

Zonja e Vjetër është nikoqire e Giallorossvë në derbin e javës së 18-të në Serie A, ndeshje që fillon nga ora 20:45 dhe zhvillohet në Allianz Stadium.

Skuadra e Massimiliano Allegrit vjen në këtë ndeshje pas një serie pozitive me tri fitore dhe një barazim në katër ndeshjet e fundit dhe dëshiron ta shfrytëzoj terrenin vendas për fitore ndaj Romës.

Në anën tjetër, ekipi i drejtuar nga Eusebio Di Francesco është në formë edhe më të mirë dhe udhëton drejt Torinos për tu kthyer me një rezultat pozitiv.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, por me Allegrin që ka vendosur përsëri ta lë në bankë Paulo Dybalan.

JuventusSzczesny; Barzagli, Benatia, Chiellini, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Matuidi; Cuadrado, Higuain, MandzukicRoma: Alisson; Florenzi, Manolas, Fazio, Kolarov; Nainggolan, De Rossi, Strootman; El Shaarawy, Dzeko, Perotti. 

/Telegrafi/