Please enter at least 3 characters.

Juve bindës dhe me spektakël mposht Leverkusenin

2019/10/Juventusleverkusen-2-e1569962609819.jpg
313:"TURIN, ITALY - OCTOBER 01: Federico Bernardeschi of FC Juventus celebrates after scoring the second goal of his team with teammates during the UEFA Champions League group D match between Juventus and Bayer Leverkusen at Juventus Arena on October 1, 2019 in Turin, Italy. (Photo by Pier Marco Tacca/Getty Images)
12:"Getty Images

Juventusi ka regjistruar fitore bindëse ndaj Bayer Leverkusenit (3-0) në ndeshjen e dytë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Zonja e Vjetër e nisi lojën e sigurt që nga fillimi i ndeshjes, ndërsa arriti ta zhbllokonte rezultatin që në minutën e 17-të. Gonzalo Higuain reagoi më së miri para mbrojtësve kundërshtarë duke e marrë topin dhe goditi nga jashtë zonës, ndërsa topi përfundoi në rrjetë.

Sulmuesi argjentinas e pati një tjetër rast të mirë në vazhdim të sfidës, mirëpo dështoi ta dyfishonte epërsinë, ashtu që me avantazh minimal për vendasit skuadrat shkuan në pushim.

(Foto: Pier Marco Tacca/Getty Images/Guliver)

Në gjysmën e dytë, Cristiano Ronaldo doli i vetëm para portierit, mirëpo goditja e tij u ndal pas intervenimit të portierit mysafir, Lukas Hradecky.

Por, nuk zgjati shumë dhe vendasit e dyfishuan epërsinë. Higuan dërgoi një asistim të mrekullueshëm në zonë, ku e priti Federico Bernardeschi dhe e dërgoi në rrjetë (62').

(Foto: Pier Marco Tacca/Getty Images/Guliver)

CR7 pati një tjetër rast shumë të mirë, por dyshoi në pozitë jashtë lojë dhe goditja e tij u ndal nga Hradecky. Sidoqoftë në këtë mbrëmje nuk mund të mungonte goli i tij.

Superylli portugez pranoi një asistim shumë të mirë nga Paulo Dybala dhe e futi topin nën këmbët e portierit Lukas Hradecky (88'), për ta mbyllur në këtë mënyrë spektaklin e Bianconerëve.

Cristiano Ronaldo (Foto: Pier Marco Tacca/Getty Images/Guliver)

Pas dy xhirove të para, Juventusi dhe Atletico Madridi (që fitoi ndaj Lokomotiv Moskës) ndajnë vendin e parë në Grupin D me nga katër pikë. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x7m0sw7

https://www.dailymotion.com/video/x7m0vny