Jolie tepër e moshuar për Tomb Raider
02/06/2009
Aktorja e Hollywoodit luajti rolin e Lara Croft në dy filmat e parë “Tomb Raider” në vitet 2001 dhe 2003, por bosët e filmit do ta zëvendësojnë 33-vjeçaren në filmin e ardhshëm.
“Ne jemi duke e rikrijuar Lara Croft. Vërtet është një ngjarje e shkëlqyeshme të cilën do t’ua tregojmë, më shumë e orientuar kah karakteri dhe më realiste se filmat e kaluar. Është tregim origjinal, andaj do të jetë një Lara Croft e re”, ka thënë producenti Dan Lins.
Ylli i “Transformers”, Megan Fox, 23-vjeçare, është njëra nga opsionet për të zëvendësuar Jolien.


