Please enter at least 3 characters.

Jake Angeli që mori pjesë në trazirat e Kongresit, vendoset në paraburgim nga autoritetet amerikane

2021/01/116410875_angeli2-gettyimages-1294935359-1.jpg

Një përkrahës i shquar i teorisë së konspiracionit QAnon është akuzuar për trazirat në Kongresin amerikan.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Jacob Anthony Chansley, i njohur si Jake Angeli, është në paraburgim për sa i përket akuzës për hyrjen e dhunshme dhe për sjellje të padisiplinuar.

Chansley i cili e quan vetën QAnon Shaman, thuhet se është njeriu i fotografuar brenda Kongresit me një fytyrë të pikturuar dhe me një kapele me brirë.

Presidenti amerikan në largim, Donald Trump, përballet me një akuzë tjetër fajësimi për rolin e tij në trazirat.

Demokratët akuzojnë Trumpin për inkurajimin e trazirave, ku vdiqën pesë persona. /Telegrafi/