Jahjaga: Për Asociacionin e Komunave do t’i drejtohem Kushtetueses
28/10/2015
Këtë koment ajo e ka bërë në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Austrisë Heinz Fischer, ku po ashtu tha se ajo ende po pret për një përgjigje nga opozita, përcjell KlanKosova.
“Javën e kaluar kam pasur takime të ndara me pozitën dhe opozitën në përpjeke për të tejkaluar gjendjen e krijuar në institucionet e Kosovës. Ftesa ime për ta zgjidhur krizën ende nuk është pranuar nga opozita, por ajo mbetet e hapur”.


