Please enter at least 3 characters.

Ja shkollat që duhet ta ndërpresin mësimin në Prishtinë

2016/01/ja-shkollat-q-euml-duhet-ta-nd-euml-rpresin-m-euml-simin-n-euml-prishtin-euml_hd.jpg

Komuna njoftoi se sipas rezultateve nga laboratori niveli i sulfurit në naftën që përdoret në këto shkolla është tepër i lartë, duke i tejkaluar kështu të gjitha normat e përcaktuara me ligj.

“Po flasim për rezultate, ku vlera e sulfurit kalon më shumë se 600% nivelin i lejuar”, u tha në mbledhje.

“Komuna e Prishtinës ka vendosur ndërprerjen e mësimit në 43 institucione edukativo-arsimore dhe aftësuese të Prishtinës, përderisa të sigurohemi se shëndeti i nxënësve nuk është në rrezik. Kemi kërkuar menjëherë vlerësimin e rrezikshmërisë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, e që përmes bisedave joformale na është thënë se është tepër e lartë. Kemi kërkuar nga furnitori që ta bëjë zbrazjen e rezervuarëve nga ajo naftë, që ta bëjmë pastaj pastrimin e tyre dhe rimbushjen me naftë cilësore, pa paragjykuar nëse faji për këtë gjendje është tek nafta e sjellë, apo tek rezervuarët e papastra”, thuhet në komunikatë.

Më poshtë mund ta gjeni listën e institucioneve edukativo-arsimore dhe aftësuese të Komunës së Prishtinës, që do të mbyllen deri në një vendim tjetër.

Çerdhet: “Dielli”, “Gëzimi Ynë”,

Shkollat Fillore: “Asim Vokshi”, “Dardania”, “Elena Gjika”, “Emin Duraku”, “Faik Konica”, “Gjergj Fishta”, “Hasan Prishtina”, “Ismail Qemajli”, “Iliria”, “Meto Bajraktari”, “Nazim Gafurri”, “Naim Frashëri”, “Pjetër Bogdani”, “Zenel Hajdini”, “7 marsi”, “Xhemajl Mustafa”, “Hilmi Rakovica”, “Aton Z. Çajupi”, “Dituria”, “Mitrush Kuteli”, “Nexhmi Mustafa”, “Shkëndija”, “Pavarësia”, “Xhavit Ahmeti”, “Shkolla e re”, “Arbëria”.

Shkollat e mesme: “Sami Frashëri”, “Xhevdet Doda”, “Eqrem Çabej”, “Ali Sokoli”, “28 Nëntori”, “Shtjefën Gjeqovi”, “Hoxhë K. Prishtina”, “Abdul Frashëri”, “Prenk Jakova”, “Gjin Gazulli”, “Alauddin”, “Shkolla bujqësore”, “Shkolla e Gjelbërt”. /Telegrafi/