Interi synon të rikthehet te fitoret ndaj Sassuolos, formacionet zyrtare
20/10/2019
Interi do të ketë një përballje të vështirë në javën e tetë të Serie A.
Skuadra e Antonio Contes do të luaj në udhëtim te Sassuolo me fillim nga ora 12:30.
Interi në këtë takim vije pas humbjes së parë në kampionat të pësuar në shtëpi nga Juventusi.
Zikaltërtit synojnë të rikthehen te fitoret dhe ta ngushtojnë diferencën e pikëve me kampionët në fuqi.
Në anën tjetër Sassuolo futet në këtë takim pas dy disfatave radhazi dhe synon të rikthehet te pikët.
Formacionet zyrtare:Sassuolo: Consigli, Muldur, Marlon, Peluso, Toljan, Duncan, Magnanelli, Obiang, Traore, Berardi, Caputo.
Inter: Handanovic, Skriniar, De Vrij, Bastoni, Candreva, Gagliardini, Brozovic, Barella, Briaghi, Lautaro, Lukaku. /Telegrafi/


