Please enter at least 3 characters.

Interi shet të gjitha biletat sezonale, fillon edhe shitjen për sezonin pasues  

2019/06/Inter-Curva-Nord1.jpg
246:"MILAN, ITALY - APRIL 28: The FC Internazionale Milano fans show their support prior to the serie A match between FC Internazionale and Juventus at Stadio Giuseppe Meazza on April 28, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Klubi italian, Interi ka njoftuar se tashmë ka shitur të gjitha biletat sezonale të ndara për sezonin 2019-20.

Nerazzurrët vijnë nga një sezon jo edhe aq i mirë, por tifozët vazhdojnë t'i mbesin besnik.

Edhe pse sezoni i ri nuk fillon edhe dy muaj interesimi i tifozëve për ta parë Interin e Antonio Contes është i madh.

Interi ka konfirmuan se ka shitur të gjitha biletat e ndara sezonale për sezonin 2019.20.

Interi është klubi me përqindjen më të madhe të tifozëve në vitet e fundit në Serie A (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Shitjet ishin një rekord në klub, pasi për herë të parë në historinë e tyre, kanë hapur edhe shitjen e biletave për sezonin pasues 2020/21.

Përkrahësit e Interit shpresojnë në nënshkrime të reja pasi duan të jenë konkurrues në Ligën e Kampionëve dhe Serie A. /Telegrafi/