Please enter at least 3 characters.

Interi kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë pas triumfit të lehtë ndaj Beneventos

2019/01/Inter-e1547406048305.jpg
312:"MILAN, ITALY - JANUARY 13: Mauro Emanuel Icardi of FC Internazionale celebrates with his team-mates after scoring the opening goal during the Coppa Italia match between FC Internazionale and Benevento Calcio at Stadio Giuseppe Meazza on January 13, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Interi ishte dukshëm më i mirë dhe në fund fitoi me rezultat 6-2 ndaj Beneventos.

Në këtë ndeshje trajneri Luciano Spalletti i dha hapësirë lojtarëve që deri më tani në këtë sezon kishin më pak minuta, por kjo nuk ndikoi në lojën e skuadrës zikaltër.

Goli i parë në takim u shënua nga Mauro Icardi nga pika e bardhë në minutën e tretë, pas katër minutash erdhi dhe goli tjetër nga Antonio Cadnreva.

Momenti kur Icardi shënoi nga pika e bardhë ndaj Beneventos në Giuseppe Meazzan e zbrazët (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Në minutat shtesë të pjesës së parë shënoi Henrique Dalbert dhe me rezultatin 3-0 përfunduan 45 minutat e parë.

Në minutën e 48-të shënoi Lautaro Martinez, ndërsa mysafirët shënuan pas dhjetë minutash me anë të Roberto Insignes.

Lautaro Martinez dhe festa e tij te goli i parë (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Martinez shënoi edhe një herë në minutën e 66-të, ndërsa për Beneventon Filippo Bandinelli (74'). Kurse sa për statistika, Candreva e përmbylli këtë ndeshje me një tjetër gol në minutat shtesë.

Kundërshtari i ardhshëm i Interit në çerekfinale është Lazio. /Telegrafi/