Please enter at least 3 characters.

Ibra sërish pozitiv me COVID-19

2020/10/ZlatanIbrabologna-2.jpg
228:"MILAN, ITALY - SEPTEMBER 21: Zlatan Ibrahimovic of AC Milan reacts during the Serie A match between AC Milan and Bologna FC at Stadio Giuseppe Meazza on September 21, 2020 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Dyshja e Milanit, Zlatan Ibrahimovic dhe Leo Duarte, janë akoma pozitivë për COVID-19, pas testeve të reja – njofton Sky Sport Italia.

Testimet e fundit të bëra te lojtarët që nuk kanë udhëtuar me përfaqësueset e tyre kanë dalë negative, por ato të Ibras dhe Duartes ishin pozitive.

Milani luan me Interi në Derby della Madonnina më 17 tetor dhe rrezikon të jetë pa sulmuesin frymëzues, i cili nuk ka luajtur që nga faza e tretë kualifikuese e Ligës së Evropës kundër Bodo/Glimt.

(Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Rossonerët nuk janë të vetmit në Serie A që kanë probleme me infektimet me coronavirus para xhiros së radhës.

Genoa është skuadra më e goditur, e cila duhet të udhëtojë te Hellas Verona me ekipin e të rinjve nëse ndeshja zhvillohet më 18 tetor (sipas orarit të caktuar).

Edhe te Interi ka të infektuar. Alessandro Bastoni, Milan Skriniar, Radja Nainggolan e Roberto Gagliardini, kanë rezultuar pozitivë me coronavirus. /Telegrafi/