Please enter at least 3 characters.

Ibra afër gjigantit anglez

2016/01/ibrahimovic-vitin-tjet-euml-r-n-euml-milan_hd.jpg

Zlatan Ibrahimovic pritet të largohet nga ekipi i tij aktual Paris Saint Germain.
Ylli suedez do të mbetet një lojtar i lirë në fund të stinorit dhe i lirë për të vendosur rreth të ardhmes së tij.

Sipas shkrimeve të fundit në ‘goal.com’, gjiganti anglez Manchester United është i gatshëm ta transferojë suedezin.

United është duke shqyrtuar mundësinë e transferimit i cili do të ishte pa pagesë, por që Ibrahimovic ka kërkesa të mëdha për pagë.

Besohet se ‘Djajtë e Kuq’, janë të gatshëm t’i ofrojnë kontratë dy vjeçare Ibrahimovicit dhe një pagë prej shtatë milionë eurove për ta transferuar në ‘Old Traford’. /Telegrafi/