Please enter at least 3 characters.

"I pakapshëm" si Capital T! (Video)

2018/01/kapo1-1-e1517052182203.jpg

Reperi i njohur Capital T ka sjell këngën e re, ashtu siç kishte paralajmëruar para pak ditësh për fansat.

"I pakapshëm" mban titullin kënga e tij më e re, e cila është punuar në melodi dhe tekst nga vet reperi.

Ndërsa incizimi është kryer në studion e tij, Authentic Entertainment.

Kënga është publikuar në YouTube me një video të veçantë, të punuar me animacione.

Për anën vizuale të këtij projekti u kujdesën Elena Kelmendi, BoulevardFilms, dhe vet Capital T.

Ndryshe, "I pakapshëm" është vetëm njëri nga projektet e reperit për këtë fillim vit, pasi në 2018-n, ai ka paralajmëruar se do të jetë shumë aktiv me këngë të reja. /Telegrafi/