Please enter at least 3 characters.

I gjenden mbi 4 kilogramë marihuanë, arrestohet një person në Mitrovicë

2017/04/marihuane.jpg

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, DHTN në Mitrovicë, pas një pune operative hetimore, me urdhër të Gjykatë Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka realizuar një kontroll, nën dyshimin e bazuar për trafikim me narkotikë.

Ky kontroll është realizuar në bashkëpunim me Krimteknikën, në një shtëpi dhe objekte përcjellëse në rajonin e Mitrovicës.

I dyshuari i arrestuar lidhur me këtë rast është: Sh. S. 1994.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit të arrestuar janë gjetur dhe janë konfiskuar paketime të ndryshme të narkotikëve, ku pas matjes pesha e përgjithshme e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë rezulton të jetë mbi katër kilogramë, një peshore digjitale dhe dy telefona mobilë.

I dyshuari i arrestuar dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve’.

Personit të dyshuar, me vendim të prokurorit, i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. /Telegrafi/

Foto: Arkiv