Please enter at least 3 characters.

I digjet pushimorja para shtëpisë, nuk dihen shkaqet e zjarrit

2019/03/policia-2.jpg

Policia e Kosovës njofton se në një person nga Istogu ka raportuar në Polici, se i është djegur një pushimore verore e drurit që gjendet para shtëpisë së tij.

Sipas policisë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe zjarrfikësit të cilët kanë arritur që ta lokalizojnë dhe ta shuajnë zjarrin.

Objekti është djegur në tërësi dhe vlera e dëmit sipas ankuesit është e konsiderueshme. Shkaqet e shkaktimit të zjarrit për momentin nuk dihen./Telegrafi/