Please enter at least 3 characters.

Hysaj: Mertens më i mirë se Belotti

2017/05/hysaj-mertens-e1494608641753.jpg

Dries Mertens është më i mirë se Andrea Belotti.

Kështu së paku mendon futbollisti shqiptar i Napolit, Elseid Hysaj.

Ky i fundit është bashkëlojtar me belgun Mertens, ndërsa Belotti është sulmues i Torinos, transmeton Telegrafi.

''Ne jemi duke menduar vetëm për performancën tonë, por e dimë se Torino do kërkoj rezultat pozitiv pas barazimit me Juventusin''.

''Ne jemi të fokusuar ta fitojmë ndeshjen. Mertens apo Belotti? Mertens është më i mirë'', u shpreh mbrojtësi i kombëtares shqiptare. /Telegrafi/