Please enter at least 3 characters.

Hummels: Nuk i kam premtuar asgjë Fergusonit

2016/01/hummels-nuk-i-kam-premtuar-asgj-euml-fergusonit_hd.jpg

Mediat angleze kanë raportuar se Sir Alex ishte i pranishëm në finalen e DFB Pokal mes Bayern Munichut dhe Dortmundit, ku kishte biseduar me qendërmbrojtësin gjerman, i cili më pas i ka premtuar se do t’i bashkohet Unitedit në të ardhmen.

Këto spekulime u ndezën edhe më shumë gjatë kësaj jave kur Hummels deklaroi se do t’i pëlqente të luante jashtë Gjermanisë, mirëpo ai ka mohuar se i ka dhënë ndonjë premtim Fergusonit.

“Sa për t’i sqaruar gjërat, ky ‘premtimi’ i supozuar është thjeshtë fiktiv... Dhe kjo është mënyra më e kulturuar për ta thënë këtë”, ka shkruar ai në Twitter. /Telegrafi/