Hulumtim nga Pyper: 75.3% e të anketuarve mendojnë se duhet të lejohet tërheqja e kursimeve pensionale nga Trusti edhe pas shtesës së 100 eurove
20/04/2022
Një ndër masat e reja nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike e cila u prezantua në një Konferencë të përbashkët nga Kryeministri Kurti dhe Ministri i Financave është 100 euro shtesë për punëtorët e sektorit publik, privat si dhe për pensionistët dhe studentët. Në përgjithësi qytetarët janë mesatarisht të kënaqur nga ndihma e Qeverisë, këtë e dëshmon edhe hulumtimi i fundit i realizuar nga kompania e hulumtimeve Pyper. Një shumicë prej 81.2% të anketuarve e mbështesin vendimin e qeverisë.Mirëpo, 65.8% e qytetarëve të anketuar tregojnë se shuma e premtuar nga Qeveria nuk është e mjaftueshme për ta kaluar krizën ekonomike të çmimeve që ka kapluar Kosovën.


