Please enter at least 3 characters.

Hughes: Merituam barazimin

2016/01/f.0823001252190_m.jpg

“Natyrisht, United ishte ekipi më i mirë në pjesën më të madhe të pjesës së parë. Por, unë them se jemi liruar më shumë në fund të pjesës së parë dhe ashtu hymë edhe në pjesën e dytë”.

“Mendoj se të gjithë e pranuan se po të realizohej penaltia ndeshja do të përfundonte, por portieri ishte mbresëlënës. Unë isha i zhgënjyer me penaltinë që është akorduar dhe me autogolin. Po, ai e preku topin me dorë, por pa qëllim, ai nuk tentoi të ndikonte në ndeshje. Mendoj se ishte vendim i ashpër. Ne patëm disa goditje, por në përgjithësi jam i ngazëllyer me shpirtin e treguar”, deklaroi Hughes. /Telegrafi/