HTC 8X hyn në tregun britanez
02/11/2012
Pajisja është e gatshme për blerje me çmim prej 398.98 funta nga Unlocked Mobiles dhe punon nën sistemin operativ të Microsoft. HTC Windows Phone 8x ka procesor 1.5GHz dy-bërthamor, punon pa SIM, dhe ka ekran 4.3 inç HD me rezolucion prej 1280x720 piksel prej 342ppi.
Specifikat tjera të produktit të ri nga HTC përfshijnë 1gb RAM, 16gb memorie të brendshme, tekologjinë e komunikimit të afërt (NFC), Bluetooth 2.1+EDR si dhe Beats Audio dhe GPS.
Pajisja tani ka dalur në tregun britanez në disa kompani telefonike. Për më shumë informata mund të kontrolloni ueb faqëet e tyre të ndryshme. /Telegrafi/


