Please enter at least 3 characters.

Historia e pabesueshme e nënës së vërtetë të Putinit (Foto)

2016/01/historia-e-pabesueshme-e-n-euml-n-euml-s-s-euml-v-euml-rtet-euml-t-euml-putinit-foto_hd.jpg

Me plot pasion Vladimir Putin tregon se si është rritur dhe ka mësuar kaq shumë prej prindërve.

Por në ditën kur ky tekst u publikua në mediat gjermane, gazeta e njohur "Zeit" publikon një artikull, që hedh dyshime mbi deklaratat e Putinit.

Në shkrim thuhet se Putin ka manipuluar të kaluarën e tij.

Në të vërtetë ai është fëmija jashtëmartesor i një ruseje, që ka jetuar vitet e para të fëmijërisë në Gjeorgji. Kur mamaja e tij u martua sërish, 8 - vjeçari u dha tek një familje, që të kudjesej për të: pikërisht tek ata që Putin i quan prindërit e tij, Vladimir Spiridonovic dhe Maria Ivanovna Putin.

Të dy vdiqën përpara se ai të bëhej president, pa e përjetuar rritjen e tij në politikë.
Po kush është nëna e tij e vërtetë?

Ajo quhet Vera Putina dhe jeton në Metochi, në Gjeorgji, aktualisht është 88- vjeç, tansmeton Mapo.al

“Jam e bindur se Vova është biri im”, thotë ajo.

Vova është një shkurtim i emrit Vladimir.

E vetmja gjë që ka prej Putinit, është një foto kur ai ishte 7-vjeç.

Ekspertët britanikë, që e kanë analizuar fotografinë, janë të bindur se ai është shefi i Kremlinit.