Please enter at least 3 characters.

‘Hidrodrini’ apelon për shfrytëzim racional të ujit

2021/08/227408534_2925208954416048_3734349248856724793_n.jpg

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ në Pejë, ka apeluar konsumatorët e zonës së saj të mbulueshmërisë, në komunat Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Junik, për përdorim racional të ujit, vetëm për nevoja personale/familjare për pije, higjienë e sanitari.

“Ujitja e kopshteve dhe hapësirave tjera të gjëra, është veprim i cili, dikë tjetër e lë pa ujë për pije”, thuhet në apel.

Postimi i plotë:APEL për përdorim racional të ujit!Të nderuar konsumatorë të zonës së mbulueshmërisë, në komunat Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Junik;Jemi në një periudhë kohe kur reshjet atmosferike mungojnë dhe krahas kësaj rritet si rezultat i ardhjes së motrave dhe vëllezërve bashkatdhetarë, rritet edhe numri i shpenzuesve të ujit.Nisur nga ky realitet, KRU ‘Hidrodrini’, APELON tek ju, që ujin ta përdorni racionalisht, për nevoja personale/familjare për pije, higjienë e sanitari.Ujitja e kopshteve dhe hapësirave tjera të gjëra, është verpim i cili, dikë tjetër e lë pa ujë për pije.Lidhur me këtë problematikë, ne kemi rritur edhe numrin e inspektimeve në terren dhe ndaj keqpërdoruesve do veprojmë sipas ligjit.Uji është jetë – Ta ruajmë dhe ta përdorim racionalisht!”-thuhet në njoftimin nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë . /Telegrafi/