Please enter at least 3 characters.

Hidhet shorti për rrethin e dytë të Kupës së Kosovës

2016/04/kf-rahoveci-vellaznimi-e1515533349593.jpg

Në praninë e përfaqësuesve të klubeve, e ku ishin të pranishëm edhe nënkryetari i FFK-së Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, Komisioni i Garave i FFK-së, bëri sot tërheqjen e shortit për rrethin e dytë të Kupës së Kosovës.

Kryetari i KG-së, Ismet Ahmeti duke i përshëndetur të pranishmit, sqaroi çështjet teknike si dhe theksoi se në rrethin e dytë janë përfshirë 16 skuadrat e kualifikuara nga Liga e Dytë dhe tash do të përfshihen edhe 16 skuadrat e Ligës së Parë që do të përbëjnë çiftet e rrethit të dytë.

Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen këtë mesjavë në orën 13.00.

Çiftet e rrethit të dytëRahoveci – Fushë Kosova Istogu – Hajvalia Rinia – Përparimi Vitia – 2 Korriku Ulpiana – Dukagjini Klinë Kika – Dukagjini Novosellë Ballkani – Lugu i Baranit Ratkoci – Bashkimi Gjilan Ramiz Sadiku – Ferizaj KEK-u – Bashkimi Koretin Vushtria – Onix Banja Trepça – Dardanët Galaksia – Vjosa Dardania – Behari Kosova P – Dushkaja Arbëria Dobrajë – Deçani

Të gjitha ndeshjet zhvillohen të mërkurën, më 1 nëntor, në orën 13:00, me përjashtim të ndeshjes Arbëria – Deçani, që luhet të enjten (më 2 nëntor) në Lipjan. /Borozani/